👋Me rëndësinë e duhur kushtuar projektit “BeActive”, iniciuar nga Komisioni Europian, FSHSU vijon të jetë më e angazhuar se kurrë në misionin e saj për një jetesë të shëndetshme dhe me kualitet të lartë jetese.🙂🇦🇱
Me rëndësinë e duhur kushtuar projektit “BeActive”, iniciuar nga Komisioni Europian, FSHSU vijon të jetë më e angazhuar se kurrë në misionin e saj për një jetesë të shëndetshme dhe me kualitet të lartë jetese.
FSHSU sëbashku me Drejtorinë e Shkollës “A.Z.Çajupi” në qytetin e Gjirokastrës organizuan aktivitete sportive në dy displina, basketboll dhe volejboll me nxënesit e kësaj shkolle.
Në këtë organizim mori pjesë dhe Presidenti i FSHSU Z.Besnik Veliu i cili me anë të një fjalimi promovoi dhe motivoi tek kjo grupmoshë rëndësinë e marrjes me sport për një jetesë të shëndetshme.
Gjithë aktiviteti u shoqërua me argëtim, buzëqeshje dhe dhurata nga FSHSU si bluza dhe topa.
Falenderojme Drejtoreshën dhe të gjithë stafin pedagogjik për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!