FSHSU kremton Ditën Botërore të Sportit Universitar

Për të tretin vit radhazi, FISU festoi 20 Shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Sportit Universitar, shpallur nga UNESCO me iniciativë të Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar. Dita Ndërkombëtare e Sportit Universitar mbart këtë traditë për të sjellë frymë bashkëpunimi midis Komuniteteve dhe synon të konfirmojë rëndësinë e sportit në universitete dhe rolin e tyre në komunitet si rol kyç përgjegjës për konsolidimin dhe zhvillimin e cilësisë së edukimit fizik dhe sportiv në shërbim të qytetarëve. Me këtë rast, Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU), krahas aktiviteteve që zhvilloi, ftoi të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë në vend, t’i bashkoheshin, festimeve të kesaj iniciative duke konfirmuar pjesemarrjen e tyre per t’ju bashkuar familjes së madhe të sporteve universitare. Është një iniciativë jetësore për të siguruar se si të rinj të rritur, student, të dalin në shoqëri me një stil jetese të shëndetshëm dhe për të ndarë në mesin e komuniteteve zakone të tyre. IDUS bie në kuadër të një projekti edukativ shumëdisiplinor duke insistuar në nevojën për programe të edukimit fizik dhe sportiv me qëllim: zhvillimin e sportit universitar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *