FSHSU përfaqësohet në takimin e ambasadorëve të Javës Europiane të Sportit

Federata Shqiptare e Sportit Universitar u përfaqësua me sukses në takimin e Ambasadorëve të Javës Europiane të Sportit organizuar nga Komisioni Europian në datat 18-19 qershor, 2019.

Përfaqësuesit Shqipërisë z. Arian Pano dhe z. Xhafer Rakipllari, patën mundësinë të takonin Komisionerin Europian për Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportet, z. Tibor Navrascisc, të cilin e njohën me arritjet e Federatës megjithëse në një kohë kaq të shkurtër.

Java Europiane e Sportit është një nismë që promovon jetën e shëndetshme nën sloganin #BeActive, çka përkon plotësisht me qëllimin e FSHSU-së për integrimin e sporteve në jetën universitare, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë që kanë sportet për një jetë të shëndetshme.

Edicioni i pestë i Javës Europiane të Sportit të mbahet në Espoo, Finlandë, në datat 23-30 shtator dhe në të do të marrin pjesë 41 vende europiane përfshi Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *