Lajm i madh për Shqipërinë, vjen në Tiranë kampionati europian universitar

Federata Europiane e Sportit Univeritar (EUSA) i ka besuar organizimin e Kampionatit Europian për vitin 2021 Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU). Kampionati do të mbahet në Tiranë.


Presidenti I EUSA, Adam Roczek, në një letër drejtuar FSHSU-së ka përgëzuar Presidentin e saj, z. Besnik Veliu për këtë arritje të madhe për zhvillimin e sportit univeritar në Shqipëri dhe Europë.


Vetëm një javë më parë, FSHSU mbylli me sukses në Durrës finalet e playoff-it të kampionateve të para universitare në Volejboll për Femra dhe Minifutboll.


FSHSU dhe universitetet pjesë në këtë nismë, qofshin publike apo private, i kanë kushtuar rëndësi aktiviteteve sportive duke angazhuar persona përgjegjës për koordinimin e tyre, stërvitjen e të rinjve që angazhohen në to, dhe mbrujtjen e të rinjve me një fryme të shëndoshë dhe jashtë veseve brenda institucioneve të arsimit të lartë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *