Presidenti i FSHSU, vizitë pune në Kroaci

Në vijim të takimit në Asamblenë e Përgjithshme të EUSA-s në Madrid, Spanjë, Federata e Sporteve Akademike të Kroacisë, ka ftuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, z. Besnik Veliu dhe Presidentin e Shoqatës Sportive Studentore të Universitetit të Sporteve Tiranë, z. Ferdinand Canaj për të zhvilluar një takim zyrtar me qëllim diskutimin dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira për zhvillimin e sportit universitar në vend dhe rajon. Në takim ishin gjithashtu prezent edhe z. Musa Selimi, President i Federatës Kosovare të Sportit Universitar dhe z. Besim Aliti, Drejtor Sportiv pranë EUSA.

Mbledhja e pjesëmarrësve të ndryshëm rajonal mundësojnë një qasje gjithë përfshirëse e cila përfshin elementë dhe perspektiva të ndryshme për zhvillimin dhe progresin e vazhdueshëm të sportit. Federata Shqiptare e Sportit Universitar në bashkëpunim me Shoqatën Sportive Studentore të Universitetit Politeknik Tiranë, në frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë ka zhvilluar një takim miqësor në basketboll me ekipin të Universitetit të Zagrebit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *