Shqipëria i bashkohet nismës BeActive!

Viti 2018 bashkoi 32 shtete dhe 41 partnerë Evropianë për të inkurajuar shëndetin,lumturinë dhe ekskluzivisht shoqërinë #BeActive.
Të jesh aktiv është më e lehtë sesa tingëllon! Për Federatën Shqiptare të Sportit Universitar ishte nder dhe privilegj që mori përsipër, për herë të
parë,organizimin e kësaj jave, posaçërisht në datat 23-30 shtator 2018.
Qëllimi i kësaj jave ishte: të rivinim në kujtesën e cilitdo prej nesh benefitet e sportit dhe aktivitetit fizik.

Kjo javë ishte për të gjithë, pa marë parasysh moshën, peshën apo nivelin e fitnesit. Të jesh aktiv është zgjidhja për problemet më të mëdha të këtij brezi: mbipesha, vetmia, racizmi, depresioni…Një zgjidhje që mund të gjendet kudo rreth nesh në jetën e përditshme, është pikërisht të marim pjesë në klubet sportive dhe në qendrat e fitnesit, madje edhe në punë, në shkollë ose jashtë. Pse? Sepse ia vlen.

Këtë vit, Fshsu u përqëndrua më së shumti tek fëmijët, pasi është e qartë që akiviteti fizik në një moshë të re, kontribon mbi të gjitha në një sjellje të shëndetshme dhe i jep përparësi edukimit aktiv. Rritja e numrit të pjesëmarrjes së fëmijëve në aktivitete të ndryshme fizike kontribon në përmirësimin e një brezi të tërë. Mirëqenia mendore dhe fizike redukton sëmundjet kronike. “European Week of Sport Beyond Borders” , më shumë se sa një javë, është një lëvizje e tërë: një komunitet për njerëz që mendojnë se është e rëndësishme që të ketë një mënyrë jetese aktive dhe të shëndetshme.

BeActive

na bën të ndihemi krenar,
të jemi të shëndetshëm,
të jemi së bashku,
të jemi të lumtur
dhe të jemi miqësor!

Ishin pikërisht këto disa nga mesazhet që u përcollën në Javën Europiane të Sportit pa Kufij.
Megjithëse në një moshë të re, vetëm nëntë muaj pas themelimit, FSHSU ka një qëllim të qartë mbi rolin dhe misionin e tij, jo vetëm në Sportin Universitar. Një nga objektivat kryesore të Federatës është zhvillimi i edukimit fizik dhe sportit në vendin tonë, në mënyrë që të përmirësohet shëndeti, kultura fizike dhe sportive e kombit. Prandaj, kjo është arsyeja që morem persiper të organizonim këtë ngjarje, duke përfshirë të gjitha grupmoshat e popullsisë sonë. Përveç aktiviteteve të organizuara në vend, ndër të tjera, koordinatorja e Fshsu,Znj.Ivirta Memo mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Komisioni Europian mbi Javën Evropiane të Sportit pa Kufij ku ndau eksperiencën e Shqipërisë për praktikat e ndjekura në festimet ekësaj jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *