Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Pjesemarrje»Korça mirëpret ekipet universitare nga rajoni për “Turneun Mbarëkombëtar Universitar 2024.”
    Pjesemarrje

    Korça mirëpret ekipet universitare nga rajoni për “Turneun Mbarëkombëtar Universitar 2024.”

    IntershipBy IntershipApril 30, 2024Updated:March 2, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ky event sportiv, u organizua nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU) në bashkëpunim me Shoqatën Universitare Sportive “Fan Noli,” të cilat synojnë të promovojë Sportin Universitar dhe të krijojë mundësi për studentët që të tregojnë aftësitë e tyre sportive.

    Turneu mblodhi ekipe nga institucione arsimore dhe universitete të njohura, duke përfshirë: Akademinë e Forcave të Armatosura, Universitetin e Prishtinës, Universitetin Nënë Tereza nga Shkupi, Universitetin “Aleksandër Xhuvani” nga Elbasani, Kolegjin Universitar të Biznesit dhe Universitetin “Fan Noli” nga Korça.

    Këto universitete do të garojnë për vendin e parë në tre disiplina: volejboll për femra, basketboll për meshkuj dhe minifutboll për meshkuj.

    Ceremonia hapëse e këtij turneu u zhvilluar në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrjen e disa  personaliteteve të  njohura dhe të rëndësishëm në fushën e sportit dhe arsimit si;  Gjenerali Bardhyl Nuredinaj dhe Presidenti i Federatës Kosovare të Sportit Universitar, Prof. Asoc. Musa Selimi.

    “Turneu Mbarëkombëtar Universitar 2024 në Korçë, është një ngjarje që pasqyron rëndësinë e vazhdueshme të mbështetjes dhe zhvillimit të Sporteve Universitare në rajon. Ky turne jo vetëm që promovon sportin, por gjithashtu forcon lidhjet ndërkombëtare dhe nxit zhvillimin e një kulture sportive pozitive mes të rinjve të Ballkanit dhe më gjerë”- u shpreh në fjalimin e tij  Presidenti i FSHSU-së, Besnik Veliu.

    Federata Shqiptare e Sportit Universitar dhe Shoqata Universitare Sportive “Fan Noli” falënderuan të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit e këtij aktiviteti, duke konfirmuar synimin për të vazhduar organizimin e eventeve të tilla në të ardhmen.

     

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.