Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Pjesemarrje»Studentët Shqiptarë Performojnë me Sukses në “25th PCU Games” në Antwerp.
    Pjesemarrje

    Studentët Shqiptarë Performojnë me Sukses në “25th PCU Games” në Antwerp.

    IntershipBy IntershipApril 30, 2024Updated:March 9, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ky kompeticion përfshiu 61 Universitete nga e gjithë bota dhe ofroi mundësinë për studentët e të gjitha niveleve të garojnë në disa sporte, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shëndetin.

    Sporti universitar shqiptar u përfaqësua nga tre ekipe të ndryshme:

    Futsall Meshkuj, Kolegji Universitar i Biznesit – KUB,

    Futsall Meshkuj, Universiteti “Eqerem Çabej,”

    Basketboll Meshkuj, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

    Këto ekipe treguan përkushtim dhe aftësi të larta në fushën e lojës, duke përfaqësuar Shqipërinë me krenari në një kompeticion të nivelit të lartë ndërkombëtar.

    Një nga momentet më të spikatura të këtij kompeticioni ishte performanca e ekipit të futsallit të Kolegjit Universitar të Biznesit (KUB), i cili arriti të renditet në vendin e dytë në këtë disiplinë.

    Ekipi i KUB fitoi katër ndeshje me rezultate mbresëlënëse, përfshirë një fitore të merituar në gjysmëfinale kundër Universitetit të Beogradit me rezultatin 3-0. Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit dhe talentit të studentëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

    Çdo vit, numri i universiteteve shqiptare që marrin pjesë në kompeticione ndërkombëtare si “PCU Games” është në rritje, duke reflektuar përmirësimin e vazhdueshëm të sportit universitar në Shqipëri. Përveç pjesëmarrjes, performanca e ekipeve shqiptare në këto gara po bëhet gjithnjë e më konkurruese, duke sjellë rezultate të shkëlqyera dhe duke ngritur imazhin e sportit universitar shqiptar në nivel global.

    Federata Shqiptare e Sportit Universitar FSHSU, vlerësoi seriozitetin dhe përkushtimin e të tre universiteteve pjesëmarrëse.

    Pjesëmarrja në “25th PCU Games” është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit universitar në Shqipëri. Këto kompeticione jo vetëm që ofrojnë një platformë për të shfaqur talentin e studentëve, por gjithashtu krijojnë mundësi për shkëmbime ndërkombëtare dhe përmirësimin e standardeve sportive në vend.

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.