No Result
View All Result
Friday 09/05/2025
  • Login
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta
  • sq
    • sq
    • en
    • it
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta
  • sq
    • sq
    • en
    • it
No Result
View All Result
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
No Result
View All Result
Home Lajmerime

Tension dhe Pritshmëri të Larta para Finales së Kampionatit University Staff Football.

Kampionati League 2025, i cili filloi më 18 shkurt, po shkon drejt përfundimit, me finalen e madhe të planifikuar në 19 mars.

March 4, 2025
in Lajmerime, Slider
Tension dhe Pritshmëri të Larta para Finales së Kampionatit University Staff  Football.

 

Pas disa javësh mes ndeshjeve të forta, Universitetet kryesore të vendit janë në garë për titullin triumfues, duke treguar aftësi të larta, emocion, bashkpunim  në ekip, sfida akademike dhe gara menaxheriale.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Sporteve Universitare, Besnik Veliu, ka theksuar rëndësinë e këtij kampionati, duke e cilësuar si një hap të madh në zhvillimin e Sporteve Universitare në Shqipëri. Ky kampionat inkurajon bashkëpunimin dhe garën e ndershme ndërmjet universiteteve, duke kontribuar në ndërtimin e një kulture sportive të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Përmes këtyre garave, vullnetarët  dhe stafi universitar kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre  menaxheriale dhe akademike.

“Ky kampionat ka treguar një rritje të jashtëzakonshme si në nivelin e garave, ashtu edhe në organizim, ku universitetet po japin maksimumin e tyre, duke dëshmuar se sporti universitar ka një të ardhme të ndritur.”- shtoi më tej në fjalimin e tij, Veliu.

Githashtu, ai theksoi se finalja e 19 marsit pritet të jetë një ngjarje spektakolare, plot emocion dhe me një triumf.

Universitetet që janë renditur mes favoritëve për këtë sezon janë: Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti i Durrësit, të cilat kanë arritur rezultate të shkëlqyera gjatë zhvillimit të kampionatit.

Konkurrenca mes tyre ka qenë e ashpër, me përballje të forta dhe plot emocione që e kanë bërë këtë edicion një nga më të suksesshmit.

Me afrimin e finales, tensioni dhe pritshmëritë po rriten, rivaliteti  mbetet i fortë me synime të larta për çdo Universitet. Përfaqësuesit e universiteteve kanë treguar një angazhim të jashtëzakonshëm dhe përkushtim të lartë për të arritur majat e suksesit.

Finalja e 19 marsit pritet të zhvillohet në një atmosferë bashkëpunimi, ku do të mbledhë student, vullnetar, pedagogë, staf akademik dhe tifozë nga të gjitha Universitetet pjesëmarrëse.

Me pritshmëri të larta për finalen e 19 marsit, të gjithë presin të shohin se cili universitet do të ngrihet në majën e podiumit dhe do të marrë trofeun e merituar.

Via: Ejstin Denolli
ShareTweetShareSendSendScan

Rruga "Liman Kaba", Parku Olimpik, Tiranë

Recent Posts

  • Pesë Javë Emocione dhe Pasion: Universitetet Shqiptare Bashkohen në Turneun Universitar!
  • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU) mbi Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH

Follow Us

© 2024 FSHSU - Created by AppAlbania.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta

© 2024 FSHSU - Created by AppAlbania.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In