Përfundoi sot Kampionati i Dytë Kombetar Universitar i Ping-Pongut, ku së bashku me kampionet femra të ditës së parë, Liridona Rexhaj dhe Fiona Xhani nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës u shpallën sot pas një garimi të fortë dhe emocione të dhuruara Sadush Tosumi nga Universiteti “Aleksander Xhuvani” Elbasan dhe Vasil Tapia nga Universiteti i Sporteve te Tiranes (UST), Tirane.
2 Fituesit e këtij kampionati të dytë universitar për femra dhe meshkuj do të përfaqësojnë vendin tonë në gara të rëndësishme ndërkombëtare. Kampionati i Dytë Kombëtar i Ping Pongut u zhvillua mes të gjithë universiteteve shqiptare dhe me pjesëmarrjen e mbi 150 atletëve nga 16 Universitete të ndryshme, ky ishte Kampionati më i madh i ping pongut zhvilluar deri më sot.