Filloi sot mes thirrjeve të tifozëve dhe duartrokitjeve të spektatorëve , Kampionati i dytë Kombëtar Universitar i Tenisit. Rreth 40 teniste nga 16 universitetete të vëndit, nisen garat që do të vazhdojnë për 3 ditë, deri në Finale! Që ditën e parë atletet na falën shumë emocione gjate garimit, rrjedhoje e një përgatitjeje e trajnimi paraprak për garim, ashtu dhe shpirti i gares ishin të denja për një aktivitet të FSHSU-së!
Edhe pse sporti i tenisit nuk i ka përmasat e sporteve të tjera, FSHSU do të përpiqet ti japë cdo të riu/reje shqiptar një mundësi më shumë në rrugën drejt suksesit në këtë sport!
Ju presim nesër dhe pasnesër për Gjysmë Finalet dhe Finalen të cilat me siguri do të jenë emocionuese!