Rini pa fund, atletë në formë fizike të përkryer si dhe entuziazëm i zjarrtë nga spektatorët tanë bënë që në këto dy ditë, i gjithë qyteti i Shkodrës të buçasë nga zërat e të rinjve. Shkallet e Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi” por dhe e gjithë zona u mbush me pjesëmarrës, atletë,profesore dhe vullnetare!Po aq kënaqësi i falën spektatorëve edhe shfaqja e Taekwondo-së, nën drejtimin e Prof. .Elion Puka dhe Zumba nën koreografinë e Prof. Maria Koprenckës.
U garua në tre disiplina sportive, futsal, volejboll dhe basketboll, me pjesëmarrjen e lajtarëve të universiteteve të Shkodrës (Luigj Gurakuqi), Vlorës (Ismail Qemali), Gjirokastrës (Eqerem Çabej), Korçës (Fan Noli) dhe Elbasanit (Aleksandër Xhuvani). Qindra atletë dhanë më të mirën e tyre, emocione e shpirtin garues në fushë,duke e kthyer këtë qytet në këto ditë pranvere në qendrën e sportit universitar shqiptar.
Një falenderim i veçantë i shkon rektores së Universitetit Luigj Gurakuqi, Prf. Dr. Suzana Golemi, e cila kreu nderet e zonjës së shtëpisë dhe kontribuoi në zhvillimin e kësaj faze eliminatore, Agjencisë Kombëtare të Rinisë, në kuadër të projektit “Rinia e së ardhmes mes jetës universitare, sportit e vullnetarizmit” dhe padyshim presidentit të FSHSU-së, Z. Besnik Veliu.
Ndoshta të shtyrë edhe nga tifozët vendas , Universiteti Luigj Gurakuqi i Shkodrës u shpall kampion në të tre disiplinat, kjo si rrjedhoje edhe e nje pune madhore te ekipeve nën drejtimin e miqve tane te nderuar,Fatjon Nurja, Nora Deda,Ermal Milla.
FSHSU i uron suksese kampionëve të kësaj faze dhe përgatitet për evente të tjera madhore për ti dhënë jetë e gjallëri rinore edhe qyteteve të tjera të vendit.
Më shumë se kurrë kemi nevojë për rini, sport e gjallëri!