STARTOI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” TURNEU STUDENTOR NDËRKOMBËTAR I SHAHUT. MARRIN PJESË TË RINJ NGA UNIVERSITETE TË MAQEDONISË SË VERIU, GREQISË, KOSOVËS E SHQIPËRISË!
Kreu i Federatës së Sportit Universitar në Shqipëri, z. Besnik Veliu falënderoi dhe vlerësoi si nje nga modelet më të mira Shoqatën Sportive të Universitetit “Fan S. Noli” për organizimet e ndryshme që ka ndërmarrë në mjaft disiplina në rang kombëtar e ndërkombëtar. Gjithashtu, ai vlerësoi rëndësinë e këtyre veprimtarive jo vetëm në gjallërimin e jetës studentore dhe angazhimin e studentëve në veprimtari sportive, por edhe në zgjerimin e bashkëpunimit ndëruniversitar.
FSHSU ju uron suksese të gjithë pjesëmarrësve!