Përfundoi Turneu Ndërkombëtar Studentor i Shahut i organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit Universitar.
Në mbyllje të këtij kompeticioni u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit, ku veç pjesëmaresve ishte i pranishëm dhe prefekti i Qarkut Korçë, z. Nertil Jole.
Fitues u shpallën:
Çmimin I e fitoi Ardit Uruqi nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Kosovë.
Çmimin II e fitoi Rafahlia Tsouli nga Universiteti “Western Macedonia”, Greqi.
Çmimin III e fitoi Bardh Avdiu nga Universiteti “Hasan Prishtina” Kosovë.
Falënderime për pjesëmarrjen në këtë turne shkojnë për:
Universitetin “St. Kliment Ohridski”, Western Macedonia.
Universiteti nga Florina-Greqi.
Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë.
Universiteti i Tiranës.
Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Universiteti Politeknik i Tiranës.
Universiteti “Luigj Gurakuqi “Shkoder.
Universiteti “Marin Barleti”, Tiranë.
Universiteti “Polis”, Tiranë.
Universiteti Mjekësor, Tiranë.
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.