Më së fundi ethet e pritjes morën fund dhe në Prishtinë nisi Kupa Botërore Universitare e HandBall-it!
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë Kupë me 2 skuadra, dhe pikërisht ekipet kampione në vend të djemve dhe vajzave të Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Nën syrin e kujdeshshëm të Presidentit të FSHSU, Z. Besnik Veliu dhe me mbështetjen e Rektorit të Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Suzana Golemi, qëllimi kësaj here nuk është të fitojmë, por të mbledhim eksperiencë në këtë sport të ri për vendin tonë.
Është një arritje madhore përgatitja e këtyre 2 skuadrave si dhe përfaqësimi dinjitoz në këtë Kupë Ndërkombëtare duke e bërë FSHSU një nga Federatat shumësportëshe ndër më aktivet jo vetëm në rajon por edhe në rrafshin evropian.
Suksese skuadrave dhe ardhshin ballëlartë!
Gjejmë rastin te falenderojmë dhe simotrën tonë Federata e Sporteve Universitare e Kosovës për organizimin perfekt te kësaj kupe, nën drejtimin e Presidentit Z. Musa Selimi!