Përfundoi sot dita e dytë e “Turneu Universitar i Ping Pongut, 75 vjet miqësi Shqipëri-Kine,” e cila dhuroi emocion e nivel të lartë performancë të studentëve garues.
Mirenjohës dhe falenderues ndaj ambasadës Kineze në Tiranë, e cila mbështeti këtë aktivitet.
Në fjalën e saj në ceremonin hapëse, Sh.S. Znj Pang Chunxue ,ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplot e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri , shprehu lumturinë e saj që ky Turne zhvillohet në pervjetorin e 75 të kësaj miqesie.
Gjithashtu Znj. Chunxue vlerësoi punën e Federatës dhe premtoi te tjera mbështetje e bashkëpunime me FSHSU, si dhe ndërshkëmbime eksperiencash në fushën e sportit midis sudentëve shqiptarë e atyre Kinez.
Presidenti i FSHSU Z.Besnik Veliu falenderoi Znj.Pang Chunxue për prezencën dhe fjalën e saj si dhe ambasadën kinize për mbështetjen e të tilla iniciativave, duke shpresur në bashkëpunime të tjera në të ardhmen.