Z. Joerg vazhdon vizitat e tij në universitetet shqiptare, duke u ndalur këtë herë në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë.
Gjatë takimit, u bisedua për angazhimin e studentëve shqiptarë në Lojërat Botërore Universitare të FISU 2025 dhe mundësia për të organizuar Kampionatin Evropian të Volejbollit 2027 në Korçë. Kjo vizitë reflekton një hap të rëndësishëm drejt promovimit të sportit dhe zhvillimit të infrastrukturës sportive në vend.
Së bashku me Presidentin e FSHSU, Z. Besnik Veliu, u zhvillua një sesion diskutimi me studentët. Referimi i kushtoi rëndësi të veçantë rolit që sporti universitar luan në jetën e studentëve, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që ofron për të rinjtë, rëndësinë e angazhimit të studentëve në organizimin e eventeve sportive dhe ndikimin pozitiv që ata mund të kenë në komunitetin e tyre.
Ky ndërveprim ka qenë një platformë e çmuar për të ndarë përvojën dhe njohuritë e ekspertëve mbi zhvillimin e sportit universitar në nivel lokal dhe ndërkombëtar.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët gjermanë është një shans për të indentifikuar mundësi të reja në fushën e sportit universitar. Së bashku me Sekretaren e Përgjithshme Znj. Klea Taipllari planifikojmë të vazhdojmë këto takime në universitete të tjera.
Qëllimi ynë është të ndërtojmë një dialog të qëndrueshëm dhe të frytshëm me studentët, duke kontribuar në avancimin e sportit universitar dhe promovimin e vlerave që ai sjell për shoqërinë tonë.