Dita e sotme nisi me takimin në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ku zëvendësministri Z.Endrit Hoxha, mirëpriti në zyrat e tij Presidentin e Federatës Gjermane të Sportit Universitar , Presidentin e FSHSU Z.Besnik Veliu dhe Sekretaren e Përgjithshme Znj.Klea Taipllari. Në takim u diskutuan format e zhvillimit të sportit universitar ne Shqipëri, duke u mbështetur në modelin Gjerman të organizimit apo formave te cilat rrisin performancën e studentëve në sportin universitar.
Gjithashtu në takim u diskutua mbi Lojërat Botërore Universitare Verore, Rhine-Ruhr që do të organizohen vitin e ardhshëm në Gjermani, duke theksuar kështu dhe njëherë rëndësinë e pjesëmarrjes në këto evente botërore nga studentët sportistë shqipëtarë.