Presidenti i FSHSU Z.Besnik Veliu mikëpriti me kënaqësi të veçantë Presidentin e Federatës Turke të Sportit Universitar, Z.Mehmet Gunay.
Ky takim tregoi startimin e një nisme shumë të rëndësishme për sportin universitar midis dy vendeve. Z.Gunay vlerësoi punën e FSHSU për organizimet dhe aktivitetet sportive të cilat promovojnë rolin e sportit në universitet për mirëqënien e studentëve dhe të komuniteteve.
Rëndësi të veçantë mori diskutimi lidhur me ide të reja bashkëpunuese dhe ndërvepruese midis federatave të dy vendeve.
Një çështje tjetër e cila u trajtua me interes ishte dhe ndërshkëmbimi i eksperiencave midis universiteteve të dy vendeve në fushën e Sportit Universitar.
Palët shprehën kënaqësinë për startimin e këtij bashkëpunimi i cili do të sjellë përfitime konkrete për studentët në fushën e sportit universitar.
Turqia gjithashtu është një nga vendet kandidate për organizimin e lojërave europiane studentore 2028!