Dy profesorët e nderuar të Universitetit të Camerinos: Zv. Rektori Prof. Emanuele Tondi dhe Prof. Luciano Barboni, përgjegjësi për ndërkombëtarizimin, të shoqëruar nga presidenti i FSHSU Prof. Besnik Veliu dhe Avokati Helidon Jaçellari, realizuan nje takim të rëndësishëm me autoritetet më të larta të Universitetit Barleti.
Diskutimi u përqendrua në potencialet e bashkëpunimit në fushën e arsimit, sportit dhe kulturës europiane, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve akademike dhe sportive mes dy institucioneve. Rektorja e Universitetit Barleti, Prof.Dr.Suzana Guxholli, përmendi rëndësinë e bashkëpunimit në diskutimin e tyre, duke e theksuar si një element kyç për përparimin dhe zhvillimin e institucioneve akademike.
Të pranishmit treguan përkushtimin e tyre për të zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet akademike dhe kulturore midis universiteteve.
Ëndërrojmë për një të ardhme të ndritur, ku shkëmbimi i ideve dhe përvojave kontribuon në zhvillimin e të gjithë komunitetit studentor theksoi Presidenti Veliu.