Author: Intership

Në datat 19-20 prill, Federata Shqiptare e Sportit Universitar organizoi Kampionatin Kombëtar Universitar të Tenisit. Garat ofruan lojë të bukur, emocion dhe konkurencë të fortë midis atletëve. Fituesit në kategorinë e meshkujve ishin: -vendi i parë: Francesco Maria Missere(Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë) -vendi i dytë: Johan Koti (Universiteti Fan Noli) -vendi i tretë: Erkand Dyla (Universiteti i Mjeksisë) Fituesit në kategorinë e femrave janë: -vendi i parë: Nikoleta Peti (Universiteti i Tiranës) -vendi i dytë: Elda Vukatana (Universiteti Fan Noli) -vendi i tretë: Ester Piere (Universiteti Epoka) FSHSU ju uron suksese!

Read More

Në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua ceremonia e hedhjes së shortit të Eliminatoreve të Kampionateve Universitare, Shqipëri në disiplinat: basketboll, volejboll dhe minifutboll, organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar. Në këtë ceremoni përshëndeti presidenti i FSHSU, Z. Besnik Veliu, i cili falënderoi Universitetin “Fan S. Noli” për mikpritjen në këtë bashkëpunim të radhës, duke e përgëzuar njëkohësisht për pjesëmarrjet dhe arritjet që ka patur gjatë këtij viti në kompeticione të ndryshme brenda e jashtë vendit. Më pas zëvendësrektori për mësimin, Dr. Arto Adili ka bërë përshëndetjen e tij dhe u ka uruar suksese të gjithë studentëve pjesëmarrës. Ceremonia…

Read More

Kampionati Kombëtar i tretë i Ping-Pong-ut Universitar ka përfunduar , me ceremoninë e ndarjes së çmimeve të nënkampionëve dhe kampionëve Presidenti Besnik Veliu, i shoqëruar nga kryetari i shoqatës sportive të UNIVERSITETI I TIRANES, ka dorëzuar medaljet dhe kupat gjatë ceremonisë së mbylljes Podiumi i meshkujve: Sadush Tosuni i Universiteti “Aleksander Xhuvani” Elbasan – Faqja Zyrtare Ervin Ceraj i Universiteti Bujqësor i Tiranës “UBT” Podiumi i femrave: Liridona Rexhaj i Universiteti “Aleksandër Moisiu” Vesa Jasini i Universiteti i Mjekesise, Tirane – UMT Një falenderim të madh për Federata Shqiptare e Ping Pongut – Albanian Table Tennis Association veçanërisht për Tonin…

Read More

Punë, ndeshje dhe shumë emocione çdo ditë prane Federatës Shqiptare të Sportit Universitar! U mbyll sot me sukses Kampionati Dimëror Studentor 2022, i organizuar në bashkëpunim me Institutin Jeta e Re. Për disa ditë rradhazi u zhvilluan ndeshjet në disiplinën football (vajza-djem). Skuadrat fituese dhe përfundimi i Kampionatit u finalizua sot me shpërndarjen e çertifikatave, medaljeve dhe kupave. Në fjalën e tij presidenti i FSHSU, z.Besnik Veliu theksoi bashkëpunimin me IJR dhe kampionatet e ardhshme, në disiplina të shumëllojshme sportive, duke mos harruar dhe Kampionatin Europian Universitar 2023 i cili do të zhvillohet në Tiranë! I urojmë suksese skuadrave fituese…

Read More

Filloi sot në Tiranë Kupa Studentore Dimërore, një inisiativë e Institutit “Jeta e Re”, mbështetur nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar, me pjesëmarrjen e 8 ekipeve meshkuj dhe 4 ekipeve femra nga universitete të ndryshme të vendit në disiplinën football. Ajo që tërhoqi vëmendjen është përfshirja e ekipeve të femrave dhe dëshira e studenteve për t’u përfshirë në të tilla aktivitete. Si gjithnjë FSHSU mbështet të gjithë studentët të apasionuar pas botës sportive. Në fund të aktivitetit Instituti “Jeta e Re” do të shpërndajë krahas titullit “Kampion” edhe nga një top football-i secilit pjesëmarrës. Faleminderit IJR për bashkëpunimin!

Read More

Fundi i një rrugëtimi e fillimi i një tjetri për të rinjtë e FSHSU Teksa sot zhvilluam ceremoninë hapëse të Kampionatit Kombëtar, u organizuan dhe finalet! Përballje plot emocion, sfida, përplasje dhe pasion javë pas jave! Presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, z. Besnik Veliu shpërndau disa çertifikata merite dhe falenderimi studentëve lojtarë. Nuk munguan dhe çmimet për trajnerët dhe skuadrat më të mira! Footsal- Universiteti Barleti Basketball- Universiteti Barleti Volleyball- Universiteti i Sporteve

Read More

Turneu Universitar i Tiranës ,startoi sot më 28.10.2022, me ceremoninë e saj të hapjes dhe më pas startimin e lojërave . Pjesëmarrës janë 14 universitete ,360 studentë sportistë ,të cilët garojnë në tre disiplina sportive: Volleyball,Basketball,Futsal. Në këtë ceremoni hapje ,morën pjesë dhe disa nga figurat më të rëndësishme politike ,akademike dhe sportive si: Ministrja e Arsimit znj.Evis Kushi, Rektori i Universitetit të Tiranës: Artan Hoxha, Nenkryetari i Bashkisë: Andi Seferi dhe Presidenti i KOKSH Z.Fidel Ylli . Presidenti i FSHSU z.Besnik Veliu i uroi mirseardhjen ,duke ju uruar suksese të gjithë garuesëve dhe theksoi rëndësine qe ka sporti në…

Read More

Përfundoi Turneu Ndërkombëtar Studentor i Shahut i organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit Universitar. Në mbyllje të këtij kompeticioni u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit, ku veç pjesëmaresve ishte i pranishëm dhe prefekti i Qarkut Korçë, z. Nertil Jole. Fitues u shpallën: Çmimin I e fitoi Ardit Uruqi nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Kosovë. Çmimin II e fitoi Rafahlia Tsouli nga Universiteti “Western Macedonia”, Greqi. Çmimin III e fitoi Bardh Avdiu nga Universiteti “Hasan Prishtina” Kosovë. Falënderime për pjesëmarrjen në këtë turne shkojnë për: Universitetin “St. Kliment Ohridski”, Western Macedonia. Universiteti…

Read More

STARTOI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” TURNEU STUDENTOR NDËRKOMBËTAR I SHAHUT. MARRIN PJESË TË RINJ NGA UNIVERSITETE TË MAQEDONISË SË VERIU, GREQISË, KOSOVËS E SHQIPËRISË! Kreu i Federatës së Sportit Universitar në Shqipëri, z. Besnik Veliu falënderoi dhe vlerësoi si nje nga modelet më të mira Shoqatën Sportive të Universitetit “Fan S. Noli” për organizimet e ndryshme që ka ndërmarrë në mjaft disiplina në rang kombëtar e ndërkombëtar. Gjithashtu, ai vlerësoi rëndësinë e këtyre veprimtarive jo vetëm në gjallërimin e jetës studentore dhe angazhimin e studentëve në veprimtari sportive, por edhe në zgjerimin e bashkëpunimit ndëruniversitar. FSHSU ju uron suksese…

Read More