Një tjetër muaj, një tjetër kampionat i sukseshëm i organizuar nga FSHSU! Ishte radha e notarëve nga 16 universitete të garonin fort dhe të kishin të drejtën të krenoheshin me përgatitjen, talentin e të luftonin për ngjyrat e universiteteve që përfaqësonin. Në datat 18-19 Maj, Nobis Wellness Center oshëtinte nga zërat e mbështetësve që i jepnin krahë notarëve. Pas 12 baterish të forta, Kampion për Meshkuj, stil i lirë u shpall Kristo Petko nga Universiteti i Sporteve te Tiranes (UST) dhe Laert Huti nga Universiteti Epoka në vend të dytë. Për femra gara ishte po ashtu tepër emocionuese ku fitoi…
Author: Intership
Qyteti i Shkodrës në datën 12-13 Janar u shndërrua në një nga qëndrat e rëndësishme të Sportit Universitar shqiptar të vendit, ku u zhvilluan gara dhe aktivitete sportive në tri disiplina: Futsal, Volejboll dhe Basketboll, duke e kthyer Shkodrën në një qendër të vërtetë të Sportit Universitar. Kryesisht pjesëmarrësit në këtë aktivitet ishin studentë dhe atletë nga universitete të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës, Universitetin “Fan Noli” të Korçës dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Aktiviteti gjithashtu përfshiu shfaqje kulturore dhe sportive, si TaekWondo dhe…
Filloi sot mes thirrjeve të tifozëve dhe duartrokitjeve të spektatorëve , Kampionati i dytë Kombëtar Universitar i Tenisit. Rreth 40 teniste nga 16 universitetete të vëndit, nisen garat që do të vazhdojnë për 3 ditë, deri në Finale! Që ditën e parë atletet na falën shumë emocione gjate garimit, rrjedhoje e një përgatitjeje e trajnimi paraprak për garim, ashtu dhe shpirti i gares ishin të denja për një aktivitet të FSHSU-së! Edhe pse sporti i tenisit nuk i ka përmasat e sporteve të tjera, FSHSU do të përpiqet ti japë cdo të riu/reje shqiptar një mundësi më shumë në rrugën…
Pranvera ka nisur sportive e plot energji! Mbi 300 studentë të Univeristetit të Mjekësise ju drejtuan sot Malit te Dajtit, në Hiking-un e organizuar nga FSHSU, në bashkëpunim me Shoqatën Sportive Studentore të UMT-së, në kuadër të projektit të Agjencia Kombetare e Rinise AKR “Rinia e së ardhmes, mes jetës Universitare, Sportit dhe Vullnetarizmit”. Nuk mungoi në këtë aktivitet edhe një bashkebisedim i Presidentit të FSHSU-se, me studentet për vlerat që mbart aktiviteti fizik dhe forcimin e rolit të sportit në IAL-të, për një jetë aktive Studentore . Aktiviteti u mbyll me argetimin e studentëve, mes tingujve të bukur të…
Përfundoi sot Kampionati i Dytë Kombetar Universitar i Ping-Pongut, ku së bashku me kampionet femra të ditës së parë, Liridona Rexhaj dhe Fiona Xhani nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës u shpallën sot pas një garimi të fortë dhe emocione të dhuruara Sadush Tosumi nga Universiteti “Aleksander Xhuvani” Elbasan dhe Vasil Tapia nga Universiteti i Sporteve te Tiranes (UST), Tirane. 2 Fituesit e këtij kampionati të dytë universitar për femra dhe meshkuj do të përfaqësojnë vendin tonë në gara të rëndësishme ndërkombëtare. Kampionati i Dytë Kombëtar i Ping Pongut u zhvillua mes të gjithë universiteteve shqiptare dhe me pjesëmarrjen e mbi 150…
Ditën e sotme, FSHSU rinisi sezonin e kampionateve kombëtare universitare dhe pikërisht me ping pongun. Nën kujdesin e Presidentit të FSHSU Z. Besnik Veliu, mbështetjen e Federatës Shqiptare të Ping Pongut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nisi ky kampionat i cili do të vazhdojë për dy ditë. Patëm nderin që në ceremoninë hapëse të ishte i pranishëm dhe Presidenti i Komitetit Kombëtar Olimpik Shqiptar, Z. Fidel Ylli, një mbështetës i zëshëm i yni dhe një promovues i gjithë sportit shqiptar univeristar. Në fjalën e tij përshëndetëse Z. Ylli tha se vlerat olimpike të sportit ishin më të nevojshme…
Duke sfiduar ende temperaturat e ulta ,me pjesmarrjen e mbi 100 studentëve dhe Presidentit të FSHSU si edhe me mbështetjen e padiskutueshme të APR-së ne kuader të projektit për Rininë Mes Jetës Universitare, Sportit dhe Vullnetarizmit u organizua sot, një tjetër e shtunë sportive dhe plot energji e aktivitet në natyrë si dhe një tryezë e ngrohtë ku nuk munguan vallëzimi, argetimi dhe diskutime mbi tema te ndryshme!
Një event që aktivizoi për 4 muaj 6 Universitet Publike të qytetit të Tiranës në 3 disiplina sportive, Volejboll , Basketboll, Minifutboll për meshkuj dhe femra . Turneu i zhvilluar me mbështetjen e Agjensisë së Rinisë, Bashkia Tiranë tregoi që rinia Shqiptare është plot energji , avangarde dhe përqafon inisiativa të kësaj natyre . Krahas performacës sportive të admirueshme aktiviteti i dha mundësine studentëve të njihen me njëri-tjetrin, të ndërshkëmbejnë eksperienca kulturore , të krijojnë miqësi dhe të mësojnë rëndësinë e të praktikuarit një stil jetese të shëndetshme . Në ceremoninë finale nderuan me prezencen Kryetari i Bashkisë së Tiranës…
