FSHSU në Kampionatin e parë Europian Universitar Dimeror 2023 në Dolomites Val di Zoldo Itali, organizuar nga EUSA në datat 18-21 Dhjetor 2023. Shqipëria u përfaqësua nga Shoqata Universitare Fan Noli me dy skiatorë ku pjesë e delegacionit është dhe Presidenti i FSHSU Z.Besnik Veliu. Ky përfaqësim është një hap shumë i rëndësishëm në sportin universitar ku Shqipëria është përfaqësuar për herë të parë bashkë me 19 shtete europiane. Falenderim i veçantë shkon për Presidentin e Federatës Shqiptare të Skive Z. Elvis Toçi për bashkëpunimin. Super evente sportive ndërkombëtare na presin!
Author: Intership
TURNEU MBARËKOMBËTAR Në kuadër të marrveshjes së bashkëpunimit 2019, FSHSU & FSUNK , në datën 25 Nëntor në Prishtinë, u zhvillua Turneu Mbarëkombëtar në disiplinën e basketbollit (3×3). Shqipëria u përfaqësua me dy ekipe universitare: Universiteti Aleksandër Moisiu – Durres dhe Universiteti i Mjeksisë -Tirane. Ky turne tregoi dhe njëherë bashkëpunimin dhe dëshirën e madhe për të qënë pjesë e organizimeve me fokusin e përbashkët drejt vlerave sportive universitare jo vetëm në rang kombëtar por edhe mbarëkombëtar. Përgëzojmë vëllezërit tanë për këtë organizim mjaft te bukur ku na dhuroi shumë emocione. Gjithashtu një falenderim shkon për të dy ekipet universitare…
Universiteti Fan Noli po përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Europian Universitar të Volejbollit! FSHSU ju uron shumë suksese!
Të përfaqësuar denjësisht në lojërat e PCU Games në Belgjikë, me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin “Eqerem Çabej”. Shumë suksese për këto ekipe!
UT në ASA International Championship Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Federata Shqiptare e Sportit Universitar, përfaqësohet në Kampionatin Ndërkombëtar ASA Izrael (Shoqata Akademike e Sportit), me një grup vajzash në Beach Volleyball, ku ditën e sotme ato u shpallën fituese të dy ndeshjeve të para ndaj universiteteve Izraelite. ASA Izrael u themelua në vitet 1950 dhe që atëherë ka qenë përgjegjëse për kryerjen e të gjitha aktiviteteve sportive studentore në Izrael. #universitetiitiranës #federatashqiptareesportitunivetsitar #asaisrael #asagames
Një komb një atdhe! Me rastin e 110 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë , së bashku ne Prishtinë. Një organizim i shkëlqyer nga Fakulteti i Edukimit Fizik-UP, ku i ftuar ishte presidenti i FSHSU zoti Besnik Veliu i cili mjafti edhe një fjalë rasti. Në disiplinat volejboll dhe futsal u organizuan dy ndeshje me pjesëmarrës Universiteti Prishtinës-Universiteti i Tiranës. FSHSU uron të gjithë Shqiptarët ,gëzuar festat e 28-29 nëntorit!
Edhe pse shorti nuk ishte me fat për skuadrën e volejbollit tl femrave të Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë – UNIKO, jemi të bindur se vajzat do të japin më të mirën dhe do të kualifikohen për fazën tjetër. Gjithsesi të garosh si i barabartë me skuadrat më të mira të Evropës nuk është e lehtë, por shpresat dhe pritshmëritë janë të mëdha. Në grupin A, skuadrës korçare i takoi si kundërshtare një nga Universitetet më të mira në Evropë në volejboll (Uni. Venecias) dhe skuadra e “shtëpisë” (Universiteti Teknologjik i Lodzit). Edhe pse ndeshja e parë u luajt mirë…
Më së fundi ethet e pritjes morën fund dhe në Prishtinë nisi Kupa Botërore Universitare e HandBall-it! Shqipëria do të përfaqësohet në këtë Kupë me 2 skuadra, dhe pikërisht ekipet kampione në vend të djemve dhe vajzave të Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Nën syrin e kujdeshshëm të Presidentit të FSHSU, Z. Besnik Veliu dhe me mbështetjen e Rektorit të Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Suzana Golemi, qëllimi kësaj here nuk është të fitojmë, por të mbledhim eksperiencë në këtë sport të ri për vendin tonë. Është një arritje madhore përgatitja e këtyre 2 skuadrave si dhe përfaqësimi dinjitoz në…
Lojrat Studentore Nderkombetare PCU GAMES-ANTWERPEN 2022! Me pjesmarrjen e 21 Universiteteve nga 21 shtete,nga Europa dhe me gjere,u zhvillua Turneu Universitar ne Belgjike,ku pati fatin edhe Shqiperia te perfaqesohej me dy ekipe universitare. Ne Futsal ekipi i @universiteti_i_gjirokastres te cilet me mbeshtetjen maksimale te rektorit te Universitetit Z.Bektash Mema dhe Profesorit te Nderuar z.Arjan Pano, pjesmarres per disa vite rresht ne kete turne,perfaqesojne Shqiperine por edhe @fshsu_al duke qene keshtu mbeshtetesit kryesor te ekipit te tyre sportiv universitar! Pas nje gare te forte e plot emocione ky ekip arriti te dale nenkampion ne disiplinen e Futsal. Ne basketboll Shqiperia u…
