Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Kampionate 2025»Miqësi dhe Sport nën Mikpritjen e Universitetit “Fan S. Noli” Korçë!
    Kampionate 2025

    Miqësi dhe Sport nën Mikpritjen e Universitetit “Fan S. Noli” Korçë!

    IntershipBy IntershipMarch 30, 2025Updated:June 4, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Korça, qyteti i serenatave, i njohur për historinë, kulturën dhe mikpritjen e saj të ngrohtë, u bë destinacioni i rradhës për studentët kampionë të Fakultetit të Ekonomisë dhe grupit të Vullnetarëve të FSHSU-së.

    Udhëhequr nga delegacioni i përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, kryesuar nga presidenti i Federatës Besnik Veliu, pedagoget Alma Osmani, Elizabeta Mançellari dhe Ervin Pepi.

    Në një udhëtim që ndërthurte kulturën, sportin dhe harmoninë, atmosfera e miqësisë u krijua menjëherë gjatë nisjes drejt Korçës, e shtrirë mes kodrave piktoreske dhe natyrës madhështore që i shoqëroi çdo kilometër të rrugës.

    Studentët, ndanë momente të veçanta mes tyre, duke shkëmbyer biseda të këndshme, histori gazmore, ndërsa tingujt e këngëve nga zhanre të ndryshme krijuan një ndjenjë të veçantë harmonie.

    Në mbërritje, destinacioni i parë ishte Katedralja e Korçës, e pozicionuar në qendër të qytetit, një ndërtesë madhështore që përfaqësonte historinë dhe kulturën e këtij qyteti.

    Më pas, udhëtimi vazhdoi drejt Pazarit të Vjetër, një vend që tërhiqte vëmendjen dhe përfaqësonte shpirtin tradicional të Korçës, me ruajtjen e traditave artizanale dhe jovetem. Rrugët e kalldrëmta, dyqanet e vogla dhe sheshet ishin të mbushura me gjallëri dhe ngrohtësinë e miktpritjes korçare.

    Një moment i veçantë dhe i mbushur plot me emocion ishte ndjekja e ndeshjes së volejbollit të Kampionatit Kombëtar Superliga e Femrave, ku u përballën ekipet e Skënderbeut dhe Tiranës. Loja, që u zhvillua në një atmosferë mbreslënëse me një publik të gjerë, që kishin ardhur për të mbështetur skuadrat e tyre.

    Pas një gare të ngushtë dhe dinamike, ekipi i Tiranës triumfoi me rezultatin 3-2, duke shfaqur performancë të lartë dhe përkushtim në fushë.

    Pas një dite plot aktivitete, darka ishte kulmi i mikpritjes. Një darkë, e cila u organizua te ish-mësonjëtorja, një vend simbolik, ku u shoqërua me gatime tradicionale, këngët e valle tipike korçare.

    Dita e dytë, u pasua me një seri ndeshjesh miqësore, përfshirë volejboll për djem dhe vajza, si dhe futboll për djemtë, ku pjesëmarrësit përfaqësonin Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Fan S. Noli të Korçës.

    Ekipet e Tiranës shkëlqyen me performanca fantastike, duke triumfuar në të treja ndeshjet, ku dëshmuan nivelin e tyre të lartë teknik dhe organizativ. Ndeshjet miqësore jo vetëm që shërbyen për të treguar potencialin sportiv të studentëve, por edhe për të nxitur ndërveprimin mes dy institucioneve universitare.

    Largimi nuk u shoqërua thjesht me një ndjesi mbylljeje, por me një valë frymëzimi dhe motivimi për të vazhduar bashkëpunime dhe aktivitete të tjera të ngjashme.

    Ky udhëtim ishte një itinerar i një hapi drejt ndërtimit të një narrative më të gjerë, ku sporti dhe kultura bëhen ura për të krijuar miqësinë dhe emocione të bukura.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.