Federata Shqiptare e Sportit Universitar synon të garantojë dhe zhvillojë aktivitete dhe programe sportive në institucionet e arsimit të lartë, për studentët dhe komunitetin, në drejtim të zhvillimit të një mënyrë jetese të shëndetshme, kualitetit të jetës, barazisë dhe përfshirjes sociale, sistemeve të vlerave, etikës, lojës së drejtë, edukimit fizik, si dhe të sigurojë edukim të cilësisë së lartë.

Objektivi kryesor i Federates Shqiptare te Sportit Universitar është të kontribuojë në fuqizimin dhe promovimin e sportit universitar, duke rritur masivizimin e tij si dhe duke motivuar dhe angazhuar komunitetin studentor në sporte dhe aktivitete fizike, në mënyrë që të përmirësohet shëndeti, kultura fizike dhe sportive e kombit. Të mundësohet përfitimi dhe shkëmbimi i aftësive në drejtim të lidershipit, i cili mund të ofrohet në mënyrë indirekte në sallat e leksioneve, por që duhet të konsolidohet përmes përvojës së fituar në baza sportive dhe ne shoqata vullnetare.
Pjesemarja e Universiteteve në Kampionatet vjetore të FSHSU, do të formësojë zhvillimin e të rinjve per shumë vite të ardhshme. Në bashkëpunim me ta, do të sigurojmë një të ardhme të ndritshme akademike dhe sportive për gjeneratat e studentëve qe do të vijnë, pasi sporti eshte i pandashem nga edukimi, qoftë fizik edhe intelektual.


Do të nxisim talentin, zbulojmë forma të reja të lojës dhe do të ndërveprojmë duke inkurajuar përsosmërinë.