Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Kampionate 2025»Përtej malit të Dajtit
    Kampionate 2025

    Përtej malit të Dajtit

    IntershipBy IntershipJanuary 25, 2025Updated:June 4, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Aktiviteti i organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar FSHSU, kishte për qëllim krijimin e kujtimeve të paharrueshme dhe forcimin e lidhjeve mes studentëve.

    Aktivitetet studentore shpesh lindin nga shkëndijat e mendimeve të thjeshta, të shprehura me sinqeritet dhe dashamirësi për të shijuar jetën. Ajo çfarë e bëri të veçantë këtë ditë, kishte të bëntë me momentet e thjeshta, të cilat kur shihen në perspektivë formojnë kujtime të paharrueshme të rinisë dhe dëshirës për të ndarë gëzime të vogla me njëri-tjetrin.

    Grupi u mblodh gjatë orës 9-të mëngjesit, për t’u nisur rreth orës 10 dhe për të lëvizur përgjatë malit të Dajtit, deri në kthimin e orës pesë të mbasdites në Kryeqytet.

    Studentët dhe petagogët udhëtuan nga Tirana në Dajt me një autobuz të kuq, me të cilin përshkruan gjithë rrugën e ngushtë që të çonte drejt zonës së teleferikut, një udhëtim i thjeshtë, por i mbushur me energjinë rinore dhe emocione të një dite ndryshe.

    Rrugëtimi, i udhëhequr nga Presidenti i FSHSU-së, Besnik Veliu dhe pedagogët Ilir Cani, Marlind Pelushi nga Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare, u bë shumë më tepër sesa një shëtitje në natyrë.

    Diskutime të hapura mbi meritokracinë për realitetin shqiptar dhe mësimet që ofron sporti, u kthyen në pjesë të pandashme të eksperiencës.

    “Sporti na mëson të vendosim qëllime dhe t’i arrijmë ato me humanitet dhe vendosmëri,”-  theksoi Veliu, ndërsa nxiste grupin të ngjiteshin drejt Qafës së Qershisë.

    Motivimi dhe humori i tij shoqëroi të rinjtë, veçanërisht kur thoshte se: “Nëse keni dëshirë të ndaloni, mund të na thoni, por unë ju sugjeroj të ngjiteni deri lart, se më pasë do më thoni:“Sa mirë!”- shtoi Veliu, për të nxitur akoma dhe më shumë kureshtjen se me çfarë panorame do të ndesheshin studentët kur të mbërrinin në Qafë.

    Ata që zgjodhën të shkonin deri në pjesën më të lartë të shtegut, u shpërblyen jo vetëm me pamjen e borës së pashkrirë, por edhe me ndjenjën e arritjes dhe krenarisë.

    Pedagogët luajtën një rol të rëndësishëm për mbarëvajtjen e aktivitetit, Ilir Cani me thirrjen e bilbilit orientonte gjthë grupin, ndërsa Marlind Pelushi qëndronte në fund, duke mbështetur ata të cilët kishin nevojë për inkurajim. Nga studentët u shijua në maksimum mundësia për të ecur përgjatë paradites, për të kërcyer përgjatë drekës e për të kënduar përgjatë kthimit.

    Pavarësisht temperaturave të ulëta, ishte një tjetër “ftohtësi” që diskutimi synonte të sfidonte, ajo ftohtësi midis njerëzve siç dhe u shpreh Marlind Pelushi se: “Ftohtësia midis njerëzve është ajo që së pari i bën keq pa e kuptuar vetes dhe më pas edhe të tjerëve..”

    Ky hiking u kthye në një simbol të mbështetjes reciproke, një kujtesë për rëndësinë e ndihmës dhe bashkëpunimit në jetë, nuk ishte thjesht një shëtitje, ishte një udhëtim drejt bashkimit, qëllimeve dhe vlerave njerëzore. Ky hiking ishte mundësi për t’i dhënë dorën dikujt që do të ngjitet më lart, e për të mbështetur njëri-tjetrin në sfidat e përditshmërisë.

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.