Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Kampionate 2025»Pesë javë ndeshje dhe një fitore: “Luigj Gurakuqi” triumfon në Kampionatin e Stafit Universitar!
    Kampionate 2025

    Pesë javë ndeshje dhe një fitore: “Luigj Gurakuqi” triumfon në Kampionatin e Stafit Universitar!

    IntershipBy IntershipMarch 19, 2025Updated:July 1, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kampionati kulmoi me finale të tensionuar dhe plot emocion, ku ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” arriti të rrëmbejë fitoren përballë skuadrës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, duke treguar performancë dhe strategji të jashtëzakonshme në fushë.

    Ndërkohë, Kolegji Universitar i Biznesit, u rendit në vend të tretë, ku u dalluar për performancën e tij të qëndrueshme dhe shpirtin sportive, duke përmbyllur garën me ndeshje të nivelit të lartë dhe frymën e bashkëpunimi në ekip përgjatë gjithë kampionatit.

    Lojë me strategji të jashtëzakonshme dhe performancë të lartë, u reflektua nga të treja ekipet si një shembull frymëzues i angazhimit, bashkëpunimit dhe pasionit për sportin në kontekstin akademik.

    Ndeshjet u drejtua me profesionalizëm nga arbitri Sokol Bebja dhe u menaxhua në mënyrë të përkryer nga ekipi përgjegjës për organizimin e këtij kampionati, përfshirë organizatorët Alma Osmani, Elisabeta Mançellari, Ervin Pepi dhe stafin e përkushtuar të vullnetarve, të cilët siguruan një standard të lartë organizimi për gjatë gjithë kampionatit.

    Ky edicion nuk ishte thjesht një ndeshje sportive, por edhe një mundësi për të nderuar sportistët dhe skuadrat që shkëlqyen në fushë, ku edhe në këtë edicion, u vlersuan lojtarët më të mirë për çdo performancë.

    Si golashënuesi më i mire, u vlersua Serxho Rama, nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, i cili arriti të shënoj 13 gola në mbylljen e këtij kampionati, ndërsa titullin si lojtari më i mirë e meritoi Zamir Lumanaj, nga Universiteti “Luigj Gurakuqi.”

    Gjithashtu, nuk mungoi dhe vlersimi për trajnerin më të mirë, ku u vlersua Fatjon Nurja, i cili solli një qasje strategjike dhe frymë bashkëpunimi në ekipin e tij, ndërsa si portieri me performancën më të mire, u shpall Fatos Behari, i cili impresionoi me mbrojtjet e tij spektakolare përgjatë gjithë ndeshjeve.

    Në përfundim të kampionatit, Presidenti i FSHSU-së, Besnik Veliu, shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe mbështetësit. Ai vlerësoi entuziazmin, përkushtimin dhe shpirtin sportiv që u pasqyrua në çdo hap të turneut. Presidenti theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla si një mënyrë për të forcuar vlerat e bashkëpunimit, solidaritetit dhe ndjenjën e përkatësisë në komunitetin universitar.

    “University Staff Football League” nuk ishte thjesht një ngjarje sportive, por një shembull i asaj që sporti mund të arrijë, bashkimin e njerëzve, frymëzimin dhe krijimin e lidhjeve të reja.

    Ky kampionat është bërë tashmë një traditë e rëndësishme për komunitetin akademik dhe pritet të vazhdojë të zhvillohet edhe në vitet e ardhshme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.