Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Coming Soon»Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    Coming Soon

    Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)

    IntershipBy IntershipJune 27, 2025Updated:June 27, 2025No Comments3 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU) shpreh keqardhjen dhe kundërshtimin e saj të qartë ndaj ndryshimeve të miratuara në ligjin “Për sportin”, të cilat prekin drejtpërdrejt strukturën dhe funksionimin e sportit universitar në vend.

    Ndryshimet e miratuara, veçanërisht dispozitat që i japin Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) kompetenca në organizimin e aktiviteteve jashtëprocesit mësimor në bashkëpunim me institucionet shtetërore (referuar nenit 6, pika 4/1 e projektligjit), përbëjnë një cenim të qartë të kompetencave të deritanishme të FSHSU-së si autoriteti ligjor dhe praktik në zhvillimin dhe administrimin e sportit universitar në Shqipëri.

    Procesi i miratimit të këtyre ndryshimeve është zhvilluar pa një konsultim real me FSHSU-në, pavarësisht se ndikimi mbi sportin universitar është thelbësor. Ne nuk jemi ftuar për mendim, diskutim apo analizë për këto ndryshime që, në mënyrë tërthore, çojnë drejt shuarjes de facto të federatës sonë si strukturë funksionale, duke ia deleguar kompetencat një institucioni që nuk ka as kapacitetin dhe as përvojën për të zhvilluar sport në nivel universitar.

    Sporti universitar ka specifika dhe nevoja të veçanta që nuk mund të përfshihen në mënyrë formale brenda një strukture të gjerë si KOKSH. Përvoja e vendeve të Bashkimit Evropian tregon se sporti universitar prej 1 shekulli është sektor i organizuar më vete, i lidhur ngushtë me arsimin e lartë dhe me një qasje zhvillimore që kombinon formimin fizik me përgatitjen akademike.

    Në këtë frymë, FSHSU bën thirrje që të rishikohet urgjentisht ky ligj, të ndalet centralizimi i sportit në një strukturë e vetme dhe të respektohet parimi i specializimit dhe vetëqeverisjes në sport.

    Ne mbetemi të hapur për një reformë reale dhe gjithëpërfshirëse në sport, por nuk mund të pranojmë që ajo të ndodhë përmes mohimit të rolit dhe ekzistencës së federatave që për vite me radhë kanë kontribuar në edukimin sportiv të brezave të rinj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.