No Result
View All Result
Tuesday 20/05/2025
  • Login
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta
  • sq
    • sq
    • en
    • it
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta
  • sq
    • sq
    • en
    • it
No Result
View All Result
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
No Result
View All Result
Home Kampionate 2022

Triumfi i Universitetit Luigj Gurakuqi në Sportet Universitare: Kampionë në Futsal, Volejboll dhe Basketboll.

January 13, 2024
in Kampionate 2022, Slider
Triumfi i Universitetit Luigj Gurakuqi në Sportet Universitare: Kampionë në Futsal, Volejboll dhe Basketboll.
Triumfi i Universitetit Luigj Gurakuqi në Sportet Universitare: Kampionë në Futsal, Volejboll dhe Basketboll.
Triumfi i Universitetit Luigj Gurakuqi në Sportet Universitare: Kampionë në Futsal, Volejboll dhe Basketboll.
Triumfi i Universitetit Luigj Gurakuqi në Sportet Universitare: Kampionë në Futsal, Volejboll dhe Basketboll.
Triumfi i Universitetit Luigj Gurakuqi në Sportet Universitare: Kampionë në Futsal, Volejboll dhe Basketboll.

Qyteti i Shkodrës në datën 12-13 Janar u shndërrua në një nga qëndrat e rëndësishme të Sportit Universitar shqiptar të vendit, ku u zhvilluan gara dhe aktivitete sportive në tri disiplina: Futsal, Volejboll dhe Basketboll, duke e kthyer Shkodrën në një qendër të vërtetë të Sportit Universitar.

Kryesisht pjesëmarrësit në këtë aktivitet ishin studentë dhe atletë nga universitete të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës, Universitetin “Fan Noli” të Korçës dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Aktiviteti gjithashtu përfshiu shfaqje kulturore dhe sportive, si TaekWondo dhe Zumba, duke shtuar dimensione të tjera në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të aktiviteteve sportive , Shkodra u të transformua në një qendër aktivitetesh kulturore dhe sportive. I gjithë qyteti, nga Shkallët e Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi” deri në rrugët përreth, u mbush me pjesëmarrës, atletë, profesorë dhe vullnetarë, duke krijuar një atmosferë motivuese dhe bashkpunuese për të gjithë pjesmarrësit.

Shfaqja e Taekwondo-së, nën drejtimin e Prof. Elion Pukës, dhe Zumba, me koreografinë e Prof. Maria Koprenckës, të cilat u pritën me duarrokitje nga publiku i pranishëm, duke shtuar edhe më shumë entuziazmin në këtë aktivitet.

Në përfundim të garave, Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës u shpall kampion në të tri disiplinat sportive: futsal, volejboll dhe basketboll. Ky rezultat pasoi me  përgatitjet dhe punën e ekipit, i cili ka pasur mbështetje nga trajnerët Fatjon Nurja, Nora Deda dhe Ermal Milla.

Një falënderim i veçantë shkoi për Rektoraten e Universitetit Luigj Gurakuqi, Prof. Dr. Suzana Golemi, e cila mori përsipër detyrën e mikpritëses dhe kontribuoi në zhvillimin e kësaj faze eliminatore.

Presidenit i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar FSHSU Besnik Veliu, uroi Universitetin e  “Luigj Gurakuqi” për këtë sukses dhe fitore.

Gjithashtu ai u shpreh se: “Po përgatitemi për organizimin e aktiviteteve të tjera, të cilat do të promovojnë sportin dhe rininë në qytete të tjera të Shqipërisë. Ky aktivitet ka pasur një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e sportit universitar dhe ka forcuar lidhjet ndërmjet universiteteve të ndryshme”-përfundoi fjalimin e tij Besnik Veliu.

Po ashtu, Agjencia Kombëtare e Rinisë, në kuadër të projektit “Rinia e së ardhmes mes jetës Universitare, Sportit e Vullnetarizmit”, dhe padyshim Presidenti i FSHSU-së, Besnik Veliu, luajtën një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij aktiviteti.

Me fitoren e arritur nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, ky aktivitet dëshmoi rëndësinë e angazhimit të rinisë në aktivitete sportive dhe përpjekjeve për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe kulturës sportive në nivel Universitare.

FSHSU do të vazhdojë të mbështesë dhe të promovojë aktivitete të tilla, duke sjellë energji rinore dhe dinamizmin në qytete të tjera të Shqipërisë.

Via: Gjino Gjoka
ShareTweetShareSendSendScan

Rruga "Liman Kaba", Parku Olimpik, Tiranë

Recent Posts

  • Bashkohu si vullnetar/e në Federatën Shqiptare të Sportit Universitar!
  • Pesë Javë Emocione dhe Pasion: Universitetet Shqiptare Bashkohen në Turneun Universitar!

Follow Us

© 2024 FSHSU - Created by AppAlbania.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Kampionate
    • Kampionate 2022
    • Kampionate 2023
  • Pjesemarrje
  • Lajmerime
  • Statuti
  • Rreth Nesh
    • Presidenti FSHSU
    • Zëvendës President në fushën e Biznesit
    • Anetare Komiteti
    • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
  • Dokumenta

© 2024 FSHSU - Created by AppAlbania.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In