Federata Shqiptare e Sportit Universitar është person juridik privat që është krijuar në formën e shoqatës, e cila përfaqëson bashkimin vullnetar të Shoqatave Sportive Studentore dhe Universitare sipas Institucioneve të arsimit të lartë që vepron në përputhje me dispozitat e Kodit Civil të
Republikës së Shqipërisë, ligjit nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për organizatat jo fitimprurëse”, i ndryshuar, ligjit nr. 8789, datë 07.05.2001 “Për regjistrimin e organizatave jo fitimprurëse”, ligjit nr. 79/2017 “Për Sportin”, si dhe në përputhje me akte të tjera ligjore dhe nënligjore që rregullojnë
këtë aktivitet.


Akti i themelimit është nënshkruar më datë 03/11/2017 dhe është regjistruar si person juridik me vendimin Nr. 5707, datë 21.12.2017 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë. FSHSU është përgjegjëse për organizimin dhe qeverisjen e garave sportive në nivel rajonal Kombëtar dhe Ndërkombëtar për studentët (atletët) midis moshës 17 – 28 vjeç në aktivitetet Kombëtare, dhe midis moshës 17 – 25 në aktivitetet Ndërkombëtare.