Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Kampionate 2025»Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Kampionate 2025

    Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!

    IntershipBy IntershipJune 4, 2025Updated:July 1, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndeshjet u organizuan nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar FSHSU, nën drejtimin e presidentit Besnik Veliu, me mbështetjen e pedagogëve udhëheqës dhe vullnetarëve, ku ky turne garantoi një strukturë të organizuar në standardet të larta, duke i dhënë studentëve mundësinë të tregojnë talentin dhe aftësitë e tyre në një kompeticion ndërkombëtar universitar.

    Bashkëpunimi me Kosovën u koordinua nga përfaqësuesi i sportit universitar Z.Musa Selimi dhe sekretari i përgjithshëm Z.Fidan Hamiti, duke garantuar një organizim të strukturuar dhe të drejtë për të gjithë studentët pjesëmarrëse.

    Ndeshjet u zhvillua në dy qendra kryesore sportive në Goga Basket Durrës, ku u luajtën 6 disiplinat si shah, ping-pong, basketbolli 3×3, volejboll, tenis dhe futboll.

    Ndërsa ndeshjet e Beach Volley u zhvilluan në Golem, duke krijuar hapsirat e nevojshme për këtë disiplinë sportive.

    Në fund të Turneut studentët më të talentuar nga të dyja vendet, u shpallën kampionë në kategori të ndryshme. Në ekipin e shqipërisë doli fituese në disiplinën e shahut, Klean Shuqja, e cila tregoi strategji të shkëlqyer dhe përqendrim të lartë.

    Në garën e ping-pongut, Kejdi Kalaja dëshmoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme, duke triumfuar me një performancë mbresëlënëse. Mikaela Koleci dhe Uenda Bytyci dolën kampione në beach volley, duke dominuar në një garë të fortë dhe duke sjellë energji të jashtëzakonshme në fushë.

    Ndërkohë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” u shpall kampion në futsall, duke treguar një lojë të strukturuar dhe një ekip të koordinuar.

    Rezultate të shkëlqyera arritën dhe studentët e Prishtinës, të cilët arritën të rrëmbenin trofet në disiplinën e basketball për meshkuj, volejboll për meshkuj dhe femra, ping-pong për femra, shah për meshkuj, tenis për meshkuj dhe Beach Voley për meshkuj.

    Sporti, si gjithmonë edhe këtë herë u shfaq si urë e fortë mes të rinjve, duke forcuar jo vetëm garën, por edhe lidhjet miqësore dhe akademike mes universiteteve shqiptare dhe kosovare. Ky kompeticion jo vetëm që promovoi sportin universitar, por rriti edhe frymën e solidaritetit, bashkëpunimit dhe respektin ndaj kundershtarit.

    Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen dhe angazhimin e studentëve, duke theksuar se edicioni i ardhshëm do të sjellë akoma më shumë inovacion dhe do të këtë risi në strukturën e garave.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.