Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Coming Soon»Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    Coming Soon

    Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939

    IntershipBy IntershipJuly 26, 2025Updated:July 28, 2025No Comments17 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitar (FISU), në botimin e saj jubilar “TOTAL 75 YEARS”, ka përshirë një fotografi me vlerë të jashtëzakonshme për trashëgiminë e sportit universitar shqiptar. Fotografia, e realizuar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Universitare Ndërkombëtare të organizuara nga Konfederata Ndërkombëtare e Studentëve (CIE) në Monako, Gusht 1939, paraqet Jean Petitjean, babain themelues të sportit universitar, ndërsa menjëherë pas tij dallohet delegacioni shqiptar. Kjo foto dëshmon pjesëmarrjen e parë të njohur të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të sportit universitar.

    Ky material vizual, që nuk ekziston në asnjë arkiv shtetëror të dokumentuar deri më sot, përfaqëson një element me vlerë të veçantë historike. Për Federatën Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU), ky imazh paraqet jo vetëm një dëshmi të hershme të angazhimit shqiptar në sportin universitar, por edhe një pikënisje për të reflektuar mbi rrugëtimin dhe zhvillimin e tij.

    Instituti Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Intelektual – ogani që parafiguroi UNESCO-n e ardhshme. Foto gjatë një seance, midis tyre Albert Ajnshtajni, Gjenevë.

    Pas Luftës së Parë Botërore, studentët evropianë nisën të organizonin aktivitete sportive me qëllim bashkëpunimin ndërkulturor dhe pajtimin mes kombeve. Këto iniciativa çuan në krijimin e Konfederatës Ndërkombëtare të Studentëve (CIE). Këto nisma u mbështetën edhe nga Liga e Kombeve, e cila më 1921 mori CIE-në nën patronazhin e saj. Liga e Kombeve njohu potencialin e CIE për paqe dhe pajtim pas Luftës së Parë Botërore, duke bashkuar studentët dhe akademikët në frymën e respektit reciprok dhe ndërtimit të miqësive ndërkombëtare. Nga ai moment CIE mori pjesë aktive në punën e Institutit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Intelektual të Ligës së Kombeve – institucioni pararendës i UNESCO-s.

    Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë foto dukomentohet edhe nga e përjavshmja Journal de Monaco, buletini zyrtar i Principatës së Monakos, ku në numrin e saj të datës 24 gusht 1939 shkruan:

    “Pankartat e 25 kombeve vallëzuan në qiellin blu. Në orën 15:30, delegacionet, të renditura me Shqipërinë në pjesën e përparme, hynë në stadium nga porta perëndimore. Ata parakaluan në mënyrë të patëmetë, të paraprirë nga flamujt e tyre kombëtarë pas një tabele të mbajtur nga skautët dhe atletët e rinj nga klubi sportiv L’Étoile, që tregonte kombësinë e delegacionit.”

    Ky moment i përjetësuar në arkivën e FISU-së mbetet një dëshmi monumentale e angazhimit të hershëm të Shqipërisë në sportin universitar ndërkombëtar.

    Nga dokumentet e arkivuara të FISU, mësohet se Shqipëria iu bashkua CIE-së në vitin 1929 si “anëtar i lirë” dhe në vitin 1930 si “anëtar i plotë”, duke përfaqësuar 750 studentë. Kualifikimi i  pranuar si ekuivalent me diplomën bachelor në atë kohë ishte ai i lëshuar nga Liceu Kombëtar i Korçës:

    Bulletini mujor i informacionit. Zyra Qendrore e Confédération Internationale des Étudiants (CIE) (Konfederata Ndërkombëtare e Studentëve). Faqe 6: Les titres étrangers admis en equivalence du baccalaureat

    Gati një shekull më vonë, në vitin 2025, tradita e qytetit të Korçës në arsimin e lartë dhe sportin universitar rigjallërohet me Universitetin ‘Fan S. Noli’, i cili është sot i vetmi institucion i arsimit të lartë shqiptar që mban statusin e anëtarit të asociuar në Federatën Evropiane të Sportit Universitar (EUSA), njëkohësisht një nga Universtietet me aktive në Federatën Shqiptare të Sportit Universitar, me numrin më të lartë të studentëve pjesëmarrës në garat Evropiane dhe Botërore.

    Pavarësisht se sporti universitar në Shqipëri ka ekzistuar që në dekadat e para të shekullit XX, mungesa e një kuadri formal dhe institucional e ka lënë për një kohë të gjatë jashtë strukturave ndërkombëtare. Kjo ndryshoi në vitin 2017, kur pioneri i sportit universitar shqiptar Besnik Veliu themeloi Federatën Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU), me qëllim institucionalizimin dhe zhvillimin e sportit universitar në vend.

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, z. Besnik Veliu, në një takim miqësor me Nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi.

    Sot, FSHSU organizon kampionate kombëtare në volejboll, futsal, basketboll, not, tenis, ping-pong etj., ka nxitur barazinë gjinore dhe përfaqësimin e gjerë të 30 universiteteve publike dhe private, si dhe ka krijuar nisma të veçanta si “Turneu Universitar i Tiranës” dhe Ligat e Stafit Universitar. Përmes këtyre platformave, sot mbi 13,000 studentë janë pjesë aktive e jetës sportive universitare.

    Një nga kulmet e angazhimit të FSHSU ishte organizimi i suksesshëm i “Kampionatit Evropian Universitar të Futbollit – Tiranë 2023”, me pjesëmarrjen e 550 sportistëve nga 16 vende europiane. Ky sukses i hapi rrugë zgjedhjes së Shqipërisë nga Federata Evropiane e Sportit Universitar (EUSA) si vendi mikpritës i Kampionatit Evropian të Sporteve Luftarake Universitare 2026, kur pritet pjesëmarrja e 1300 studentëve nga universitetet Evropiane.

    Këto zhvillime nuk do të ishin të mundura pa bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen strategjike, veçanërisht nga Bashkia e Tiranës, e cila ka luajtur rol vendimtar në transformimin e peizazhit sportiv universitar në Shqipëri.

    Rishfaqja e imazhit të vitit 1939 nuk është thjesht një kujtim i ngrirë në kohë — ajo është një dëshmi e gjallë se Shqipëria ka qenë pjesë e lëvizjes universitare ndërkombëtare që në fillesat e saj. Për dekada, ky kapitull i hershëm mbeti jashtë kujtesës institucionale. Sot, ai rikthehet jo vetëm si një burim krenarie, por si një ftesë për reflektim dhe angazhim të ri.

    Që në fillesë, liderët e botës perëndimore panë tek lëvizja universitare shumë më tepër se sport: panë të ardhmen. Studentët që po formohen sot në auditorë, në fushë dhe në jetë përfaqësojnë brezin e profesionistëve, nëpunësve, drejtuesve dhe vendimarrësve të së nesërmes. Për këtë arsye çdo shoqëri që synon të përmbushë aspiratat e saj dhe të përballet me sfidat e kohës duhet të investojë me seriozitet dhe vizion tek të rinjtë. Jo me premtime, por me veprime konkrete.

    FSHSU vijon të ndërtojë ura mes sportit dhe jetës akademike, përmes organizimit të aktiviteteve kombëtare e ndërkombëtare, si dhe përmes iniciativave që sjellin një qasje të re ndaj të rinjve dhe sportit universitar. Një transformim i vërtetë i realitetit aktual, nga mungesa e ofertave sportive e kulturore drejt një eksperience akademike më të gëzueshme, më gjithëpërfshirëse dhe më të pasur për studentët shqiptarë.

    FSHSU shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë ndaj FISU për ruajtjen dhe ndarjen e kësaj pasurie të çmuar historike, që rikonfirmon rrënjët e thella të Shqipërisë në historinë e sportit universitar.

     

    Referenca:
    FISU 75th anniversary book 'FISU – A Family Album' https://www.fisu.net/app/uploads/2025/01/TOTAL_75YEARS.pdf
    
    University Sport in between two wars 1919-1939 https://www.fisu.net/app/uploads/2023/11/find_out_more_about_university_sport_during_the_interwar_yea.pdf
    
    Journal de Monaco, 24 Gusht 1939 https://journaldemonaco.gouv.mc/var/jdm/storage/original/application/155e44fec0ac906ac4e8fc4cc455f0e6.pdf
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.