Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Lajmerime»Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    Lajmerime

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    IntershipBy IntershipSeptember 4, 2025Updated:September 4, 2025No Comments15 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pjesëmarrja e FSHSU në EUC Combat Sports Warsaw-2025 dhe Përgatitjet për EUC Combat Sports Tirana-2026

    Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU) përmbylli me sukses pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Evropian Universitar të Sporteve Luftarake 2025, i zhvilluar në Varshavë, Poloni, nga data 21 deri më 26 gusht. Ky aktivitet përfaqësonte një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit sportiv universitar evropian dhe shërbeu si pikë kyçe për përgatitjen drejt EUC Combat Sports 2026, që do të organizohet për herë të parë në Shqipëri.

    Në ceremoninë zyrtare të mbylljes, FSHSU mori me nder flamurin e organizimit, duke konfirmuar zyrtarisht se edicioni i ardhshëm i këtij kampionati prestigjioz do të mbahet në Tiranë, në shtator 2026, me pjesëmarrjen e mbi 1500 studentëve sportistë nga universitetet e Evropës. Ky është një hap domethënës për sportin universitar shqiptar dhe një dëshmi e besimit të Shoqatës Evropiane të Sportit Universitar (EUSA) ndaj kapaciteteve organizative të FSHSU.

    Në këtë edicion të Kampionatit, Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga katër studentë sportistë që garuan në disiplina të ndryshme:

    • Gledis Buba – Taekwondo
    • Melos Gashi – Karate
    • Erisa Brahimaj – Judo
    • Myrvete Nazaj – Kickboxing

    Krahas garuesve, FSHSU ishte e pranishme në Varshavë edhe me një delegacion vullnetarësh të rinj, të cilët morën pjesë aktive në strukturat organizative të kampionatit. Përmes një përvoje praktike shumëvlerësuese, ata kontribuan në menaxhimin e akreditimeve, logjistikës, mediave dhe shërbimeve për sportistët. Këta të rinj u përzgjodhën pas angazhimit të tyre në Akademinë e Vullnetarëve FSHSU dhe në kampionatet kombëtare:

    • Ejstin Denolli, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
    • Gjino Gjoka, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
    • Oksana Duqi, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
    • Mikaela Koleci, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
    • Trendeline Gjoka, Universiteti Luarasi, Dega Drejtësi

    Në kuadër të këtij kampionati, pesë vullnetarët shqiptarë morën gjithashtu pjesë në EUSA Youth Exchange 2025, një program ndërkulturor për të rinj nga katër vende evropiane: Shqipëria, Sllovenia, Kroacia dhe Polonia. Gjatë një jave të plotë, ata zhvilluan aftësi të reja në organizimin e ngjarjeve, lidershipin në sport, si dhe dialogun ndërkulturor përmes punëtorive, aktiviteteve praktike dhe kontributit të tyre si pjesë e stafit operacional të kampionatit.

    Në mbyllje të këtij angazhimi, EUSA i dërgoi FSHSU-së një letër mirënjohjeje zyrtare, nënshkruar nga Presidenti Adam Roczek dhe Sekretari i Përgjithshëm Matjaž Pečovnik, ku vlerësohet angazhimi dhe përkushtimi i FSHSU-së, në përputhje me vlerat e sportit universitar evropian: uniteti, përfshirja dhe ekselenca.

    Për FSHSU ky përfaqësim nuk ishte vetëm një akt simbolik, por një angazhim konkret për ndërtimin e kapaciteteve organizative kombëtare në funksion të pritjes së EUC Combat Sports 2026. Me këtë event, Shqipëria do të mirëpresë sportistët më të mirë universitarë në disiplinat e Karatesë, Taekwondo-së, Judos dhe Kickboxingut.

    EUC Combat Sport Tiran-2026 shkon përtej dimensionit universitar, ai përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në zhvillimin strukturor të sportit shqiptar, veçanërisht për Federatat Shqiptare të Taekwondosë, Kickboxingut, Karatesë dhe Judos. Përfshirja e tyre në përgatitjet dhe realizimin e EUC Combat Sports 2026 përbën një mundësi reale për të rritur kapacitetet teknike dhe bazën materiale, për të zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare dhe për të ngritur standardet e praktikës sportive në vend. Shembulli i Polonisë tregoi qartë se ky kampionat mund të shërbejë si katalizator konkret për forcimin institucional të federatave mikpritëse. Një zhvillim i tillë është jo vetëm i dëshirueshëm, por thellësisht i nevojshëm edhe për ekosistemin sportiv shqiptar.

    FSHSU shpreh falënderimin e saj për EUSA, Komitetin Organizator të Varshavës 2025, partnerët institucionalë, sportistët, vullnetarët dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë përvojë të vlefshme dhe afatgjatë për komunitetin sportiv universitar shqiptar.

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit

    August 11, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.