Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Kampionate 2024»Liga Universitare e Sporteve: Promovimi i Barazisë Gjinore përmes Sportit në Arsimin e Lartë.
    Kampionate 2024

    Liga Universitare e Sporteve: Promovimi i Barazisë Gjinore përmes Sportit në Arsimin e Lartë.

    IntershipBy IntershipMay 16, 2024Updated:June 4, 2025No Comments1 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ky aktivitet sportiv, i cili do të zgjasë nga data 15 maj deri më 18 qershor, ka për qëllim promovimin e sportit dhe vlerave të tij në komunitetin Universitar.

    Në ceremoninë hapëse të eventit, Presidenti i FSHSU, Besnik Veliu, theksoi rëndësinë e kësaj lige sportive, duke deklaruar se: “Qëllimi i kësaj lige është promovimi i sportit jo vetëm midis studentëve, por edhe midis stafit administrativ dhe pedagogëve të universiteteve shqiptare. Kjo iniciativë synon të forcojë lidhjet mes komunitetit universitar dhe të nxisë një mënyrë jetese të shëndetshme.”

    Një tjetër pjesëmarrës i rëndësishëm në këtë event ishte, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Asoc. Bernard Dosti, i cili vlerësoi ndihmën që ofron ky event për promovimin e barazisë gjinore dhe vlerave të sportit në arsimin e lartë. Ai theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit.

    “Sporti është një mjet i fuqishëm për të promovuar, për të forcuar bashkëpunimin dhe mirëqenien fizike – mendore të individëve, barazinë gjinore dhe për të ndërtuar një komunitet më të fortë dhe të bashkuar.” – shtoi më tej Prof. Dosti.

    Eventi sportiv do të përfshijë një sërë aktivitetesh dhe garash në disiplina të ndryshme, ku do të marrin pjesë ekipe nga universitete të ndryshme të vendit. Pedagogët dhe staf akademik  nga qytete të ndryshme, si Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani do të kenë mundësinë të marrin pjesë në garat e volejbollit, basketbollit, futbollit dhe aktiviteteve të tjera sportive, duke treguar aftësitë e tyre dhe përkushtimin për sportin.

    Bashkia Tiranë, gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e këtij eventi, duke ofruar mbështetje logjistike dhe financiare për të siguruar një organizim të suksesshëm.

    FSHSU, shpreson se ky event do të shërbejë si një shembull i suksesshëm për ngjarje të tjera të ngjashme që do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të sporteve universitare në Shqipëri, duke e bërë sportin një pjesë të pandashme të jetës studentore dhe të stafit të institucioneve të arsimit të lartë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.