Në takimin e ditës së sotme me Nënkryetarin e Bashkisë Vlorë Z.Klevis Kaso dhe përfaqësues të Bashkisë Vlorë.
Sekretarja e Përgjithshme Znj. Klea Taipllari, Drejtori Teknik Z.Olsjan Hoxhaj dhe Vullnetarë të Federatës Shqiptare të Sportit Universitar diskutuan dhe u njohën nga afër me gjithë fasilitetet për të gjitha pikëpamjet organizative të eventit sportiv të Beach Volley me Universitete nga gjithë ballkani.
FSHSU në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, që këtë vit është dhe Kryeqyteti Europian i Sportit dhe Shoqatën Sportive Studentore “Ismail Qemali”, po punojnë fort për të garantuar një event të standartit europian, për të lënë mbresat më të mira për të gjithë studentët sportistë qe do të marrin pjesë.
Një super event sportiv na pret!