Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Kampionate 2024»Starton Turneu Universitar i Beachvolley “Vlora 2024.”
    Kampionate 2024

    Starton Turneu Universitar i Beachvolley “Vlora 2024.”

    IntershipBy IntershipMay 13, 2024Updated:June 4, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ky aktivitet i rëndësishëm sportiv mbodhi sot 32 ekipe dhe rreth 100 studentë nga mosha 18 deri në 30 vjeç, që përfaqësojnë universitete dhe institucione të arsimit të lartë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Italia dhe Kosova.

    Ceremonia e hapjes filloi me fjalimin e Presidentit të FSHSU-së, Besnik Veliu, i cili u uroi suksese të përzemërta për ekipet dhe theksoi rëndësinë e këtij eventi për promovimin e sportit universitar në Shqipëri.

    “Suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë event të veçantë që ndriçon qytetin e Vlorës dhe që promovoni vlerat e sportit universitar!”

    Ai gjithashtu falënderoi Bashkinë Vlorë dhe Kryetarin e saj, Ermal Dredha, për mbështetje dhe përfshirjen e sportit universitar në kalendarin e aktiviteteve të vitit si Kryeqyteti i Sportit Europian.

    Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Nënkryetari, Klevis Kaso, i cili falënderoi ekipet dhe vendet pjesëmarrëse për energjinë që rinia përcjell në këtë event të rëndësishëm. Ai nënvizoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për të nxitur pasionin për sportin dhe për të krijuar një atmosferë pozitive mes të rinjve.

    Turneu Universitar i Beachvolley “Vlora 2024” jo vetëm që inkurajon garën e ndershme dhe sportivitetin mes studentëve, por gjithashtu promovon rëndësinë e sportit si një komponent thelbësor për zhvillimin personal dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

     

     

     

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.