Nga 27 korriku deri më 4 gusht 2025, Budapesti u kthye në kryeqendrën e sportit universitar, duke pritur Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit. Mes 30 universiteteve pjesëmarrëse nga e gjithë Evropa, Shqipëria u përfaqësua me krenari nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”.
Gjatë një jave plot emocione, ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” zhvilloi pesë ndeshje ku u përball me kundërshtarë të fortë dhe tregoi pasion, luftë sportive dhe shpirt ekipi:
🇩🇪 Karlsruhe Institute of Technology (Gjermani) – 0:3 (28 korrik)
🇪🇸 University of Valencia (Spanjë) – 2:3 (29 korrik)
🇫🇷 University of Tours (Francë) – 0:3 (31 korrik)
🇭🇷 University of Zagreb (Kroaci) – 2:3 (1 gusht)
🇳🇴 University of Bergen (Norvegji) – Fitore 3:2 (3 gusht)
Kulmi i turneut erdhi në sfidën e fundit kundër Universitetit të Bergen, ku djemtë treguan karakter të fortë, duke kthyer rezultatin dhe mbyllur kampionatin me një fitore të merituar!
Përtej rezultateve, kjo pjesëmarrje ishte një mundësi e artë për të fituar eksperiencë ndërkombëtare, për të ndarë vlera sportive dhe për të përfaqësuar me dinjitet flamurin shqiptar në një skenë të madhe evropiane.
Federata Shqiptare e Sportit Universitar do të jetë gjithmonë në mbështetje të ekipeve dhe sportistëve shqiptarë për të siguruar pjesëmarrje dhe përfaqësim sa më të mirë në aktivitetet ndërkombëtare.
📸 Momente nga turneu
Fotot e mëposhtme pasqyrojnë pjesëmarrjen e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në këtë kampionat, duke përfshirë momente nga ndeshjet, organizimi dhe atmosfera gjatë ditëve të zhvillimit të turneut.























































































