Turneu Universitar i Tiranës ,startoi sot më 28.10.2022, me ceremoninë e saj të hapjes dhe më pas startimin e lojërave .
Pjesëmarrës janë 14 universitete ,360 studentë sportistë ,të cilët garojnë në tre disiplina sportive: Volleyball,Basketball,Futsal.
Në këtë ceremoni hapje ,morën pjesë dhe disa nga figurat më të rëndësishme politike ,akademike dhe sportive si: Ministrja e Arsimit znj.Evis Kushi, Rektori i Universitetit të Tiranës: Artan Hoxha, Nenkryetari i Bashkisë: Andi Seferi dhe Presidenti i KOKSH Z.Fidel Ylli .
Presidenti i FSHSU z.Besnik Veliu i uroi mirseardhjen ,duke ju uruar suksese të gjithë garuesëve dhe theksoi rëndësine qe ka sporti në dhe në jetën e përditshme të studentëve.
Gjithashtu,presidenti dha lajmin në konfirmimin e zhvillimit të “Kampionatit Europian të Footballit Universitar.” Një event i artë për Shqiperinë dhe studentët e saj!