Subjekti: Ftesë për ofertë me objekt “Hartimin e Masterplanit në kuadër të Kampionatit Europian Universitar të Sporteve Luftarake 2026”
Federata Shqiptare e Sportit Universitar, në zbatim të dokumentit strategjik të sportit universitar 2027, synon të aplikojë për Kampionatet Evropiane të Universiteteve (EUC) gara sportive universitare të drejtuara nga Shoqata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA).
Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Vendimi Nr. 795, datë 24.12.2025, si dhe kuadrit rregullator në fuqi FSHSU:
Ju fton të paraqisni ofertën tuaj me objekt “Hartimin E Masterplanit Në Kuadër Të Kampionatit Europian Universitar Të Sporteve Luftarake 2026”.
Operatorët ekonomikë të interesuar ftohen të paraqesin ofertat e tyre në përputhje me kërkesat dhe specifikimet teknike të përcaktuara në ftesën për ofertë më poshtë:
Ftese-per-Oferte-Masterplani-i-EUC-COMBAT-SPORT-2026
Masterplani duhet të hartohet në përputhje të plotë me Kërkesat Minimale Organizative të EUSA-s, Rregulloren e Kampionateve Europiane Universitare, si dhe kërkesat teknike dhe organizative të përcaktuara në dokumentet e publikuar më poshtë:
EUSA Minimum Organizational Requirements-2026
