Author: Intership

Pjesëmarrja e FSHSU në EUC Combat Sports Warsaw-2025 dhe Përgatitjet për EUC Combat Sports Tirana-2026 Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU) përmbylli me sukses pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Evropian Universitar të Sporteve Luftarake 2025, i zhvilluar në Varshavë, Poloni, nga data 21 deri më 26 gusht. Ky aktivitet përfaqësonte një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit sportiv universitar evropian dhe shërbeu si pikë kyçe për përgatitjen drejt EUC Combat Sports 2026, që do të organizohet për herë të parë në Shqipëri. Në ceremoninë zyrtare të mbylljes, FSHSU mori me nder flamurin e organizimit, duke konfirmuar zyrtarisht se edicioni…

Read More

Nga Tirana në Varshavë, vullnetarët e FSHSU bëhen pjesë e shkëmbimit rinor 7 ditor përgjatë muajit Gusht Përgjatë datave 20 – 26 Gusht të rinj nga Shqipëria, Kroacia, Sllovenia dhe Polonia morën pjesë në shkëmbimin rinor të realizuar nga Shoqata Europiane e Sporteve Universitare (EUSA) të realizuar si pjesë aktive e bashkëngjitur me kampionatin e Combat Sport 2025 të realizuar në Varshavë. Kjo eksperiencë ndërkombëtare përfshiu punëtori realizuar në kuadër të shkëmbimit rinor me 26 të rinj nga katër shtete, si dhe mundësinë e vullnetarizimit në një kampionat ndërkombëtar. Përgjatë takimeve, të rinjtë dhe të rejat e përfshira u angazhuan,…

Read More

Shqipëria mori pjesë në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr, një nga ngjarjet më të mëdha ndëruniversitare sportive në botë, që u zhvillua në Gjermani. Ky event mblodhi mbi 8,500 student-sportistë dhe zyrtarë nga më shumë se 150 vende, të cilët garuan për medalje në 18 sporte të ndryshme. Delegacioni shqiptar në këtë ngjarje prestigjioze përfshinte dy atletë në atletikë dhe katër sportistë në taekwondo. Në disiplinën e atletikës, Shqipërinë e përfaqësuan Elisa Myrtollari dhe Julian Vila, të cilët morën pjesë në garën e 100 metrave, duke përfaqësuar me dinjitet Universitetin “Fan Noli” dhe vendin tonë. Skuadrës iu bashkua edhe trajnerja e…

Read More

Nga 27 korriku deri më 4 gusht 2025, Budapesti u kthye në kryeqendrën e sportit universitar, duke pritur Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit. Mes 30 universiteteve pjesëmarrëse nga e gjithë Evropa, Shqipëria u përfaqësua me krenari nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”. Gjatë një jave plot emocione, ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” zhvilloi pesë ndeshje ku u përball me kundërshtarë të fortë dhe tregoi pasion, luftë sportive dhe shpirt ekipi: 🇩🇪 Karlsruhe Institute of Technology (Gjermani) – 0:3 (28 korrik) 🇪🇸 University of Valencia (Spanjë) – 2:3 (29 korrik) 🇫🇷 University of Tours (Francë) – 0:3 (31 korrik) 🇭🇷 University of Zagreb…

Read More

Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitar (FISU), në botimin e saj jubilar “TOTAL 75 YEARS”, ka përshirë një fotografi me vlerë të jashtëzakonshme për trashëgiminë e sportit universitar shqiptar. Fotografia, e realizuar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Universitare Ndërkombëtare të organizuara nga Konfederata Ndërkombëtare e Studentëve (CIE) në Monako, Gusht 1939, paraqet Jean Petitjean, babain themelues të sportit universitar, ndërsa menjëherë pas tij dallohet delegacioni shqiptar. Kjo foto dëshmon pjesëmarrjen e parë të njohur të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të sportit universitar. Ky material vizual, që nuk ekziston në asnjë arkiv shtetëror të dokumentuar deri më sot, përfaqëson një element…

Read More

Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU) shpreh keqardhjen dhe kundërshtimin e saj të qartë ndaj ndryshimeve të miratuara në ligjin “Për sportin”, të cilat prekin drejtpërdrejt strukturën dhe funksionimin e sportit universitar në vend. Ndryshimet e miratuara, veçanërisht dispozitat që i japin Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) kompetenca në organizimin e aktiviteteve jashtëprocesit mësimor në bashkëpunim me institucionet shtetërore (referuar nenit 6, pika 4/1 e projektligjit), përbëjnë një cenim të qartë të kompetencave të deritanishme të FSHSU-së si autoriteti ligjor dhe praktik në zhvillimin dhe administrimin e sportit universitar në Shqipëri. Procesi i miratimit të këtyre ndryshimeve është zhvilluar pa…

Read More

Në botën e sportit ndërkombëtar, “autonomia” nuk është vetëm një parim etik – është një kusht themelor për njohjen dhe funksionimin e organizatave sportive. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e përfshin në Kartën Olimpike që nga viti 1949, dhe e konsideron thelbësore për të ruajtur integritetin dhe universalitetin e sportit. Autonomia sportive i jep organizatave të drejtën të vetëqeverisen, pa ndikuar nga qeveritë, partitë apo presionet e tregut. Ajo garanton që vendimet për trajnerët, sportistët, zgjedhjet apo disiplinën të merren sipas rregullave të sportit, jo sipas politikës të rradhës. Kjo qasje u forca më tej në Rregullin 27.9, ku parashikohet se…

Read More

Ndeshjet u organizuan nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar FSHSU, nën drejtimin e presidentit Besnik Veliu, me mbështetjen e pedagogëve udhëheqës dhe vullnetarëve, ku ky turne garantoi një strukturë të organizuar në standardet të larta, duke i dhënë studentëve mundësinë të tregojnë talentin dhe aftësitë e tyre në një kompeticion ndërkombëtar universitar. Bashkëpunimi me Kosovën u koordinua nga përfaqësuesi i sportit universitar Z.Musa Selimi dhe sekretari i përgjithshëm Z.Fidan Hamiti, duke garantuar një organizim të strukturuar dhe të drejtë për të gjithë studentët pjesëmarrëse. Ndeshjet u zhvillua në dy qendra kryesore sportive në Goga Basket Durrës, ku u luajtën 6…

Read More

Pas 4 javësh garash intensive dhe emocioneve të paharrueshme, finalet e Turneut Universitar të Tiranës 2025 u zhvilluan më 22 Maj në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” dhe “Farie Hoti”, duke kurorëzuar më të mirët e sportit universitar në Shqipëri. Universiteti i Sporteve të Tiranës dominoi garat e femrave, duke siguruar vendin e parë në të tre sportet: basketboll, volejboll dhe futsall. Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër shkëlqeu në garat e meshkujve, duke u shpallur kampion në të gjitha kategoritë për djem. Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” konfirmuan veten si konkurrentë të denjë, duke siguruar…

Read More