Me rëndësinë e duhur kushtuar projektit “BeActive”, iniciuar nga Komisioni Europian, FSHSU vijon të jetë më e angazhuar se kurrë në misionin e saj për një jetesë të shëndetshme dhe me kualitet të lartë jetese. FSHSU sëbashku me Drejtorinë e Shkollës “A.Z.Çajupi” në qytetin e Gjirokastrës organizuan aktivitete sportive në dy displina, basketboll dhe volejboll me nxënesit e kësaj shkolle. Në këtë organizim mori pjesë dhe Presidenti i FSHSU Z.Besnik Veliu i cili me anë të një fjalimi promovoi dhe motivoi tek kjo grupmoshë rëndësinë e marrjes me sport për një jetesë të shëndetshme. Gjithë aktiviteti u shoqërua me argëtim,…
Author: Intership
Iniciativa më e re e Federatës Shqiptare të Sportit Universitar mbi informimin publik të studentëve në të gjithë Shqipërinë , në ndihmën e Shoqatave anëtare të FSHSU si dhe zhvillimin e aktiviteteve të Akademisë Vullnetare. Patëm kënaqësinë ta nisim këtë Workshop me Universitetin Fan Noli, Korçë. Prezantimi i workshopit me temë “Vullnetarizmi në Sport” u bë nëpërmjet një ndërveprimi midis studentëve, pedagogëve dhe folësve Klea Taipllari – Sekretare e Përgjithshme dhe Eli Papa – Koordinatore. Teknologjitë më të reja të përdorura në këtë prezantim e bën mëse të suksesshëm këtë Workshop. Një falenderim i veçantë shkon për Shoqatën e Universitetit…
Në kuadër të aktiviteteve të “Javës Evropiane të Sportit” që po mbahet këto ditë në qytetin e Tiranës, FSHSU në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë ka qënë pjesëmarrës në këto aktivitete. Pjesëmarrja e FSHSU së bashku me studentët e UT në këto aktivitete forcon edhe njëherë qëllimin e përbashkët për të promovuar fuqimisht sportin dhe aktivitetin fizik për një jetë të shëndetshme dhe aktive. Rrisim fokusin për të forcuar rolin e sportit në universitet për mirëqënien e studentëve dhe komuniteteve! Falenderojmë studentët për pjesëmarrjen dhe energjinë pozitive që ata përcjellin në drejtim të zhvillimit për një kualitet të lartë jetese. Stay…
Në kuader të Ditës Ndërkombetare të Sportit Universitar, Federata Shqiptare e Sportit Universitar organizoje lojera argëtuese si beach volleyball dhe futboll në rere , nuk mungoi as sporti atletikes (vrap) dhe noti meshkuj & femra , në Gjirin e Lalzit . Nje ditë shum e bukur plot energji dhe zbavitese për studentet qe moren pjesë . #fshsu #albania #sport #letsmove #letsidus
From greeting participants with warm smiles to ensuring smooth operations behind the scenes, our volunteers bring the passion, commitment, and teamwork needed to create an amazing event.
Tirana flet me gjuhën e sportit, rinia përgjigjet me energjinë, vullnetin pasionin, në çdo disiplinë sportive! Një ditë BeActive, me studentët e universitetit të Tiranës, në pistën e atletikës pranë parkut të madh të Liqenit: Cross, ecje sportive, gara shpejtësie e stafetë. #Riniaktive #FSHSU #tirana
Hiking në Malin e Dajtit Aktiviteti i rradhës në FSHSU me pjesëmarrjen e mbi 300 studentëve. Përveç jetës së shëndetshme, sportit , FSHSU po implementon edhe një rreth të gjerë social , në të cilin studentët krijojnë njohje të reja dhe argetohen.
Një takim ndryshe nga të tjerët u organizua ditën e sotme në zyrat e Federatës! Presidenti i FSHSU z. Besnik Veliu mirëpriti prurjet e reja të vullnetarëve si pjesë e Akademisë së Vullnetarëve. Të rinjtë patën mundësi të prezantohen me detyrat si vullnetar, aktivitetet sportive si dhe Kampionatin Universitar Europian i cili do të zhvillohet në Tiranë gjatë periudhës qershor- korrik 2023. Secili prej tyre u tregua i gatshëm për të ndërmarrë detyra e përgjegjësi me qëllim zhvillimin dhe finalizimin me sukses të Kampionatit! Duhet theksuar pjesëmarrja e tyre aktive dhe prezenca e studentëve jashtë Tiranës!
