Ky projekt ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit midis Pushtetit vendor dhe Universiteteve në mbështetje të zhvillimit të sportit universitar. Në këtë vizitë morën pjesë personalitete të njohura nga organizatat ndërkombëtare të sportit universitar, përfshirë: Adam Roczek, President i EUSA, Jacek Sutryk, Kryetar i Bashkisë së qytetit të Wrocław, një nga qytetet pjesëmarrëse në këtë projekt të EUSA, Marian Dymalski, Zëvendës President i Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar FISU, Marcin Przychodny, Drejtor i terreneve sportive dhe stadiumit të Wrocław. Pjesëmarrja e këtyre figurave të rëndësishme ka përforcuar rëndësinë e këtij projekti dhe angazhimin për zhvillimin e sportit universitar si një…
Author: Intership
Konventa Kranjska Gora 23-25 Shtator Në këto ditë u mbajt mbledhja e ekipit të EUSA, delegatëve teknikë dhe përfaqësuesve nga “Komiteti Organizues i Kampionateve Universitare Europiane 2023”, në Kranjska Gora,Slloveni. Në këtë konventë mori pjesë edhe “Federata Shqiptare e Sportit Universitar “(FSHSU), përfaqësuar nga koordinatorja znj.Klea Taipllari. Ajo prezantoi projektin e “Tirana 2023 (Kampionati Europian Universitar i Football-it). Kështu, me një plan të mirëmenduar që zbatohet dita ditës, besojmë në organizimin e “Kampionatit Europian Universitar të Football-it” më të bukur të këtij lloji.
Një Tiranë rinore, me një administratë të freskët dhe me ide, është shtysa kryesore e një Federate që punon për këtë rini. Çdo universitar duhet të jetë i bindur, që ka mbështetës të fortë tek Kryetari Veliaj. Takimi i Presidentit në detyrë të FISU, Z. Leonz Eder me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, ishte pikërisht për gjithçka të mirë që i ofrohet të rinjve, e pse jo ti japim atyre çdo gjë që meritojnë për ti bërë liderat e së ardhmes. Është pasioni e misioni i FSHSU-së, bashkuar me pasionin e Z. Veliaj që do të bëjë të mundur në një…
FSHSU në Kampionatin e parë Europian Universitar Dimeror 2023 në Dolomites Val di Zoldo Itali, organizuar nga EUSA në datat 18-21 Dhjetor 2023. Shqipëria u përfaqësua nga Shoqata Universitare Fan Noli me dy skiatorë ku pjesë e delegacionit është dhe Presidenti i FSHSU Z.Besnik Veliu. Ky përfaqësim është një hap shumë i rëndësishëm në sportin universitar ku Shqipëria është përfaqësuar për herë të parë bashkë me 19 shtete europiane. Falenderim i veçantë shkon për Presidentin e Federatës Shqiptare të Skive Z. Elvis Toçi për bashkëpunimin. Super evente sportive ndërkombëtare na presin!
TURNEU MBARËKOMBËTAR Në kuadër të marrveshjes së bashkëpunimit 2019, FSHSU & FSUNK , në datën 25 Nëntor në Prishtinë, u zhvillua Turneu Mbarëkombëtar në disiplinën e basketbollit (3×3). Shqipëria u përfaqësua me dy ekipe universitare: Universiteti Aleksandër Moisiu – Durres dhe Universiteti i Mjeksisë -Tirane. Ky turne tregoi dhe njëherë bashkëpunimin dhe dëshirën e madhe për të qënë pjesë e organizimeve me fokusin e përbashkët drejt vlerave sportive universitare jo vetëm në rang kombëtar por edhe mbarëkombëtar. Përgëzojmë vëllezërit tanë për këtë organizim mjaft te bukur ku na dhuroi shumë emocione. Gjithashtu një falenderim shkon për të dy ekipet universitare…
Universiteti Fan Noli po përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Europian Universitar të Volejbollit! FSHSU ju uron shumë suksese!
Të përfaqësuar denjësisht në lojërat e PCU Games në Belgjikë, me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin “Eqerem Çabej”. Shumë suksese për këto ekipe!
UT në ASA International Championship Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Federata Shqiptare e Sportit Universitar, përfaqësohet në Kampionatin Ndërkombëtar ASA Izrael (Shoqata Akademike e Sportit), me një grup vajzash në Beach Volleyball, ku ditën e sotme ato u shpallën fituese të dy ndeshjeve të para ndaj universiteteve Izraelite. ASA Izrael u themelua në vitet 1950 dhe që atëherë ka qenë përgjegjëse për kryerjen e të gjitha aktiviteteve sportive studentore në Izrael. #universitetiitiranës #federatashqiptareesportitunivetsitar #asaisrael #asagames
Një komb një atdhe! Me rastin e 110 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë , së bashku ne Prishtinë. Një organizim i shkëlqyer nga Fakulteti i Edukimit Fizik-UP, ku i ftuar ishte presidenti i FSHSU zoti Besnik Veliu i cili mjafti edhe një fjalë rasti. Në disiplinat volejboll dhe futsal u organizuan dy ndeshje me pjesëmarrës Universiteti Prishtinës-Universiteti i Tiranës. FSHSU uron të gjithë Shqiptarët ,gëzuar festat e 28-29 nëntorit!
