Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Kampionate 2025»Energjia dhe Emocionet e Kampionatit të Volejbollit për Djemtë: Një Sukses për Universitetin e Tiranës!
    Kampionate 2025

    Energjia dhe Emocionet e Kampionatit të Volejbollit për Djemtë: Një Sukses për Universitetin e Tiranës!

    IntershipBy IntershipMarch 12, 2025Updated:July 1, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ky ishte dhe rasti i Kampionatit të Volejbollit për Djemtë, një ngjarje e organizuar nga Universiteti i Tiranës, ku 6 fakultete morën pjesë në një konkurrencë plot profesionalizëm, seriozitet, bashkëpunim, sfida, emocione, pasion që shoqëruan këtë aktivitet.

    Fakultetet që u përfshinë në këtë garë ishin Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Histori-Filologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

    Në këtë kompeticion, nuk ishte vetëm loja që tërhoqi vëmendjen, por edhe dinamika mes studentëve, ku çdo ekip tregoi përkushtimin dhe vullnetin për të arritur më të mirën, nën udhëheqjen e organizuar me sukses nga dy petagoge, Alma Osmani dhe Elisabeta Mançellari.

    Në hapje të kampionatit, pedagogia Alma Osmani mbajti fjalimin e saj, duke përshëndetur pjesëmarrësit dhe uruar sukses, fat dhe më e rëndësishmja, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve sportive, vlerat e fair play-it për zhvillimin personal dhe akademik të studentëve.

    Pas një seri garash konkuruse plot emocione, Fakulteti i Ekonomisë fitoi vendin e parë në këtë kampionat, duke treguar aftësi të shkëlqyera dhe performancë të lartë, Fakulteti i Histori-Filologjisë u rendit i dyti, ndërsa Fakulteti i Shkencave të Natyrës zuri vendin e tretë.

    Gjithashtu, një moment i veçantë në fund të kampionatit ishte dhënia e çertifikatave, ku u vlersuan lojtarët më të mirë.

    Çertifikatë mirënjohjeje si lojtari më i mirë ju dha Flori Dema nga Fakulteti i Skencave të Natyrës, Emiljan Jupa nga Fakulteti i Histori Filologjisë dhe Edi Shalca nga Fakulteti i Shkencave Sociale.

    Kampionati u shoqërua me pjesëmarrjen aktive të studentëve, dashamirësve të sportit, të cilët përcollën mbështetjet e tyre të ngrohta për çdo ekip. Nuk mund të mungonte pjesmarrja pedagogëve nga secili fakultet, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë organizimi dhe bashkëpunimi.

    Ky aktivitet jo vetëm që tregoi vlerat e promovimit të Sportit Universitar, por edhe forcoi lidhjet mes Fakulteteve dhe studentëve

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.