Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Coming Soon»EUSA zgjedh Shqipërinë për organizimin e Kampionatit Evropian të Sporteve Luftarake Universitare 2026!
    Coming Soon

    EUSA zgjedh Shqipërinë për organizimin e Kampionatit Evropian të Sporteve Luftarake Universitare 2026!

    IntershipBy IntershipApril 7, 2025Updated:June 4, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Federata Evropiane e Sportit Universitar EUSA zgjedh Shqipërinë për organizimin e Kampionatit Evropian të Sporteve Luftarake Universitare 2026.

    Takimi i parë i Komitetit Ekzekutiv të EUSA 2025 u zhvillua më 4–5 prill në Tbilisi, Gjeorgji, duke vendosur fokusin në një viti të gjallë dhe të sukseshëm për sportet universitare evropiane.

    E pranishme në këtë takim ishte gjithashtu Kryetarja e Komisionit Studentor Klea Taipllari, e cila ndau përditësimet për takimet, projektet dhe pjesëmarrjet e kaluara dhe të ardhshme.

    Pas përvojës në organizimin e Kampionatit Evropian Universitar të Futbollit – Tiranë 2023, Federata Shqiptare e Sporit Universitar është gati të zgjerojë ekspertizën e saj në organizimin e një kampionati dinjitoz dhe model në nivelin Evropian.

    Ndërkohë që FSHSU krenohet me këtë arritje historike për sportin universitar, falenderoi Federatat Shqiptare të Kick-Boxing, Judo, Karte dhe Taekwondo, të cilat mbështetën aplikimin e FSHSU-së pa kushte.

    Një falenderim i veçantë shkoi gjithashtu për Bashkinë Tiranë, që ka mbështetur vazhdimisht iniciativat sportive universitare të FSHSU-së, duke e transformuar peizazhin e sportiv universitar dhe përvojën akademike për studentët shqiptarë nga një realitet i zymtë i mundësive të kufizuara sportive dhe kulturore, në një udhëtim akademik më pasurues dhe të gëzueshëm, që sot përfshin pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të mbi 13,000 studentëve nga universitetet publike dhe private.

    Këto arritje pasqyrojnë vizionin e qartë për të ardhmen e pinoerit të sportit universitar në Shqipëri. Gjithashtu, President i FSHSU-së, Besnik Veliu, është një dëshmi e pasionit, dedikimit, përsosmërisë dhe fyrmës bashkëpunuese me aktorët sportiv kombëtar dhe ndërkombëtar.

    FSHSU, mbetet e përkushtuar për të integruar sportin në jetën akademike, duke organizuar aktivitete konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe aktivitete kreative që përmirësojnë eksperiencën akademike dhe cilësinë e jetës studentore në Shqipëri.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.