Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Lajmerime»Shqipëria dhe Italia bashkëpunojnë në Sport, Kulturë dhe Edukim: Aktiviteti i Përbashkët në Camerino.
    Lajmerime

    Shqipëria dhe Italia bashkëpunojnë në Sport, Kulturë dhe Edukim: Aktiviteti i Përbashkët në Camerino.

    IntershipBy IntershipApril 30, 2024Updated:March 18, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ky aktivitet është rezultat i përpjekjeve të dy presidentëve, Prof. Besnik Veliu përfaqësues i  FSHSU dhe Dott. Stefano Belardinelli përfaqësues i CUS Camerino, me qëllim bakëpunimin dhe zvillimin e objektivave sportive, kulturore dhe akademike.

    Këto aktivitete  kanë mundësuar zhvillimin e një takimi  mes Rektorit të Universitetit të Camerino, Prof. Graziano Leoni, dhe Prof. Suzana Guxholli, të cilët shprehën angazhimin e tyre për të avancuar në një bashkëpunim të ngushtë dhe të sukseshëm mes dy Universiteteve në të ardhmen.

    Koordinator i aktivitetit Avv. Helidon Jacellari, avokati i FSHSU, i cili në bashkëpunim të ngushtë me Presidentin Belardinelli dhe ekipin e tij, Zac Bafta dhe Edison Hoxha, hartuan një program të ngjeshur dhe intensiv që përfshinte takime institucionale, akademike, si dhe   aktivitetet lokal dhe  sportive.

    Një moment i veçant i këtij aktiviteti ishte takimi i Presidentit të rajonit Marche, Francesco Acquaroli me  Këshilltaren e rajonit Marche, Lindita Elezi. Ky takim kishte një rëndësi të veçantë, pasi Lindita Elezi është e para shqiptare që është zgjedhur në një nivel të lartë të përfaqësimit politik në Itali, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme dhe duke u bërë një shembull i integrimit të Komunitetit Shqiptar në institucionet italiane.

    Gjatë këtij takimi, u diskutua për mundësitë e zhvillimin dhe bashkëpunimit të mëtejshëm, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes komunitetit shqiptar,  autoriteteve lokale dhe rajonale.

    Presidenti Acquaroli theksoi rëndësin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe akademike si mjete të fuqishme për thellimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

    “Këto aktivitete do të shërbejnë si urë bashkëpunimi, duke forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbime dhe zhvillim në nivel institucional, social dhe ekonomik.”- shtoi më tepër Presideniti Acquaroli.

    Një takim i rëndësishëm u zhvillua gjithashtu me Kryetarin e Bashkisë së Camerino, Roberto Lucarelli, i cili shprehu mbështetjen e tij të plotë për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave, duke theksuar gatishmërinë për të kontribuar në realizimin e projekteve të ardhshme , të cilat forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Një rëndësi të veçantë pati dhe vizita në Firmën Balducci, ku Delegacioni Shqiptar u takua me Presidentin e firmës, Franco Balducci dhe Administratorin, Massimiliano Balducci, të cilët shoqëruan grupin në vizitën e fabrikës së tyre.

    Në darkën përmbyllëse, e cila u organizua nga CUS Camerino dhe Rotary Club Camerino, ku ishin të ftuar biznesmenë, profesorë dhe sportistë të ndryshëm, Presidenti Veliu theksoi vlerat e jashtëzakonshme që mbart sporti, si dhe fuqinë e tij integruese, e cila ndihmon në bashkimin e individëve dhe forcimin e lidhjeve mes vendeve.

    Gjithashtu, gjatë ceremonisë, u vlerësuan me dhurata mirënjohje Presidenti Veliu, Rektorja Guxholli, si dhe Kampionia Italiane në ski, Erica Biaggi, për kontributin e tyre në promovimin e aktiviteteve sportive dhe akademike.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.