Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Lajmerime»Lojërat Universitare Europiane në Hungari: Shqipëria fiton dy medalje.
    Lajmerime

    Lojërat Universitare Europiane në Hungari: Shqipëria fiton dy medalje.

    IntershipBy IntershipMarch 2, 2025Updated:March 4, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ky aktivitet sportiv u mbajt në dy qytete të Hungarisë, Debrecen dhe Miskolc, e cila  ishte një nga ngjarjet më të mëdha Sportive Universitare në Europë, duke përfshirë 17 sporte të ndryshme, dhe me mbi 800 vullnetarë që kontribuan në organizimin e suksesshëm të Lojërave Universitare Europiane.

    Lojërat Universitare Europiane janë një ngjarje e rëndësishme sportive që promovojnë Sportin Universitar dhe krijonë mundësinë për zhvillimin e talenteve të reja. Pjesëmarrja e gjerë, përkushtimi i sportistëve dhe vullnetarëve nga 36 vende, dëshmojnë rëndësinë dhe ndikimin e këtij turneu në promovimin e vlerave sportive dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

    Delegacioni shqiptar, i përbërë nga 50 studentë sportistë nga universitete publike dhe private të vendit, mori pjesë në disa disiplina, përfshirë futbollin, taekwondon, bichvolley, pingpong dhe tenis. Sportistët shqiptarë dhanë një paraqitje të shkëlqyer, duke arritur sukses në disa gara.

    Një nga momentet më të shquara për Shqipërinë ishte në turneun e meshkujve në disiplinën “Taekwondo Kyorugi”, ku studentët e Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës ja dolën të fitonin dy medalje.

    Tedi Likomeni arriti të fitojë medalje argjendi, pas një paraqitjeje mbresëlënëse ku mposhti dy kundërshtarë nga Portugalia dhe me vetëm një humbje përballë rivalit nga Kroacia, e ngjiti flamurin Shqiptar në shkallën e dytë të podiumit.

    Në të njëjtën disiplinë në kategorinë e taekwondo, një tjetër moment krenarie për Delegacionin Shqiptar ishte fitorja e Gledis Bubës, i cili arriti të fitojë medalje bronzi. Ai triumfoi kundër kundërshtarëve nga Gjermania dhe Anglia, ndërsa u mposht në një përballjeje të fortë me sportistin nga nga Portugalia, ku arriti të renditet i treti.

    Edicioni i 7-të i Lojërave Universitare Europiane në Hungari përfundoi me sukses, duke shërbyer si një mundësi e shkëlqyer që studentët sportistë të shfaqnin aftësitë e tyre dhe të përfaqësonin vendin e tyre me krenari.

    Për sportistët shqiptarë, ky event ishte një mundësi për të treguar talentin dhe profesionalizmin e tyre, duke arritur rezultate të shkëlqyera në disiplinat ku garuan. Pjesëmarrja e Delegacionit Shqiptar në Lojërat Universitare Europiane është një dëshmi e rëndësisë së Sportit Universitar dhe e përkushtimit për të zhvilluar më tej këtë fushë në Shqipëri.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.