Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Kampionate 2024»Maratona “Solidariteti për Ushqim”
    Kampionate 2024

    Maratona “Solidariteti për Ushqim”

    IntershipBy IntershipOctober 26, 2024Updated:June 4, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kjo maraton u organizua me qëllimin për të harmonizuar dy data shumë të rëndësishme, Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Humbjet dhe Mbetjet e Ushqimit 29 shtator, me Javën Evropiane të Sportit 23-30 shtator.

    Maratona u zvillua në prani të figurave të rëndësishme, përfshirë Ambasadorin Hollandez në Shqipëri, Reinout Vos, Presidentin e FSHSU-së, Besnik Veliu dhe Drejtorin Ekzekutiv të “Food Bank Albania”, Luis Deliu.

    Në fjalën e tyre, ata falënderuan pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe i inkurajuan të mbështesin iniciativa të ngjashme në të ardhmen, si në fushën sportive ashtu edhe në atë të vullnetarizmit.

    Rreth 500 pjesëmarrës, mes tyre ishin studentë, të rinj, dashamirës të sportit dhe individë të interesuar për çështjen e ndërgjegjësimit mbi humbjet ushqimore. Maratona nisi nga diga e Liqenit Artificial të Tiranës, me një itinerar që përfshinte rrugën rreth liqenit dhe përfundoi sërish në pikën e nisjes.

    Aktiviteti filloi në orën 9:00 me mbledhjen e pjesëmarrësve, ndërsa gara nisi në orën 10:00. Ndër fituesit u veçuan gjashtë të rinj që u shpërblyen me medalje, certifikata dhe çanta të personalizuara nga “Food Bank Albania”. Pjesëmarrësit e tjerë morën bluza dhe certifikata të personalizuara me logon e nismës.

    Kategoria e vajzave pati tre fituese, me Rika Topin në vendin e tretë, Marinela Pajus në vendin e dytë dhe Mikaela Kolecin në vendin e parë.

    Kategoria e djemve gjithashtu pati tre fitues, ku Altin Begolli triumfoi në vendin e tretë, Insan Murati në vendin e dytë dhe Redi Peqini në vendin e pare.

    Drejtori Ekzekutiv i “Food Bank Albania”, Luis Deliu, foli për suksesin e maratonës dhe rëndësinë e saj gjatë emisionit të mëngjesit “Wake Up” të hënën, më 14 tetor në Top Albania Radio dhe Top Channel. Ai theksoi pasojat e humbjeve të mbetjeve ushqimore dhe rolin e organizatës në adresimin e kësaj problematike përmes bashkëpunimeve me biznese dhe organizata.

    Presidenti i FSHSU, Besnik Veliu, vlerësoi pjesëmarrjen masive të të rinjve dhe rritjen e suksesshme të aktiviteteve sportive të organizuara nga FSHSU. Ai inkurajoi studentët të bëhen pjesë e aktiviteteve të ardhshme në kalendarin e federatës.

     

     

     

     

     

     

    Aktivitet sportiv Federata Shqiptare e Sportit Universitar Food Bank Albania Maratonë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.