Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Kampionate 2025»Përfundon me Sukses Kampionati i Ping-Pongut: Fitorja e Radhës për Sportin Universitar!
    Kampionate 2025

    Përfundon me Sukses Kampionati i Ping-Pongut: Fitorja e Radhës për Sportin Universitar!

    IntershipBy IntershipApril 12, 2025Updated:July 1, 2025No Comments0 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ky aktivitet, i cili konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha sportive për të rinjtë në Shqipëri, u zhvillua në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ku bashkoi 87 garues nga 24 universitete të vendit.

    Me organizimin nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar dhe mbështetjen bujare të Bankers Petroleum Albania Ltd dhe Ambasadës Kineze në Tiranë, kampionati jo vetëm që theksoi rëndësinë e Sportit Universitar, por gjithashtu shërbeu si një platformë për të nxitur konkurrencën e shëndetshme dhe bashkëpunimin midis studentëve vendas dhe të huaj.

    Eventi mblodhi 87 garues, mes tyre 66 meshkuj dhe 21 femra, të cilët u sfiduan në ndeshjet plot emocione dhe adrenalinë.

    Presidenti i Federatës së Sportit Universitar, Besnik Veliu, së bashku me përfaqësues të lartë të Ambasadës Kineze, 6 stafe akademike-administartive, vullnetarët dhe pjesëmarrësit dashamirës të sportit, morën pjesë në hapjen dhe zhvillimin e këtij kampionati duke dhënë një mesazh inspirues për të rinjtë dhe rëndësinë e sportit universitar si mjet për bashkëpunim dhe zhvillim.

    Në kategorinë e meshkujve, triumfues doli Kejdi Kalaja nga Universiteti i Sporteve, i cili fitoi vendin e parë me një rezultat 2-1, duke u dalluar për teknikën dhe përkushtimin e tij në fushë, duke lënë pas Ilia Koton nga Universiteti i Tiranës  në vendin e dytë dhe Erion Dautin nga Universiteti i Sporteve në vendin e tretë.

    Ndërkohë, në kategorinë e femrave, vendin e parë e rrëmbeu sërisht si në Edicion e parë Samanta Agolli, duke mposhtur rivalet e saj me rezultatin 2-0, Elionela Hasani dhe Xhoana Kola përfunduan respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

    Ky kampionat shërbeu si një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe kompanive për të mbështetur sportin dhe rininë. Përmes përfshirjes së madhe dhe organizimit profesional, Edicioni i Dytë i Kampionatit Universitar të Ping-Pongut konfirmoi rolin e rëndësishëm të Sportit Universitar në përgatitjen e të rinjve për sfidat e ardhshme, duke nxitur vlera si disiplina, bashkëpunimi dhe përkushtimi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.