Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Kampionate 2025»Pesë Javë Emocione dhe Pasion: Universitetet Shqiptare Bashkohen në Turneun Universitar!
    Kampionate 2025

    Pesë Javë Emocione dhe Pasion: Universitetet Shqiptare Bashkohen në Turneun Universitar!

    IntershipBy IntershipMay 2, 2025Updated:June 4, 2025No Comments1 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pesë javë plot adrenalinë, përballje, triumfe në basketboll, volejboll dhe futsall, duke sjellë bashkë jo vetëm garën, por edhe frymën e solidariteti dhe pasionit për sportin.

    Pjesëmarrja e figurave të rëndësishme, si Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Presidenti i Federatës Europiane të Sportit Universitar, Adam Roczek, si dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, konfirmuan rëndësinë e këtij eventi, jo vetëm si një turne sportiv, por si një platformë e rritjes dhe përfaqësimit ndërkombëtar.

    Në fjalën e tij, Presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, Besnik Veliu, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe shprehu dashamirësinë për suksesin e këtij turneu. Veliu, theksoi se ky është një tjetër hap i rëndësishëm për sportin universitar në Shqipëri dhe një dëshmi e angazhimit të institucioneve për të mbështetur sportin akademik.

    Gjithashtu, Presidenti i Federatës Universitare njoftoi se: “Shqipëria është zgjedhur për organizimin e Kampionatit Europian të Sporteve Luftarake në vitin 2026, ky është një moment historik për sportin universitar shqiptar, pasi Tirana do të mirëpresë rreth 1500 studentë nga e gjithë Evropa, të cilët do të garojnë në Judo, Karate, Kick-Boxing dhe Taekwondo.”

    Në kuadër të turneut, një moment i veçantë ishte ndërimi me titull nderi për Mimoza Tare, një vlerësim i merituar për punën dhe përkushtimin e palodhur në sportin universitar. Kontributi i saj ka ndihmuar në zhvillimin dhe promovimin e sportit në institucionet akademike, duke frymëzuar breza të rinj drejt aktiviteteve sportive dhe garave ndërkombëtare.

    Ky turne nuk është thjesht një garë, por një mundësi për studentët që të shpalosin talentin e tyre, të krijojnë lidhje të reja dhe të përjetojnë frymën e konkurrencës së ndershme. Turneu do të zgjasë plotë pesë javë, gjatë të cilave studentët do të konkurrojnë për titujt kampionë në secilën disiplinë.

    Ky turne është një shembull i alegrisë, bashkëpunimit, emocioneve, mbështetjes, pjesëmarrjes, organizimit, vullnetarizmit, pasionit dhe mikpritjes unike që karakterizon sportin universitar në Shqipëri.

    Me një organizim të shkëlqyer dhe një pjesëmarrje të gjerë të dashamirësve të sportit, Turneu Universitar i Tiranës 2025 premton të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe një nga më të sukseshme të organizuar nga FSHSU.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.