Close Menu
Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Trending
    • Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane
    • Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025
    • Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi” përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian Universitar të Volejbollit
    • Shqipëria në Lojërat Universitare Ndërkombëtare të vitit 1939
    • Qëndrim i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU)
    • Nga Lozana në Tiranë
    • Shqipëria dhe Kosova, bashkë në arenën Sportive Universitare!
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Federata Shqiptare e Sportit UniversitarFederata Shqiptare e Sportit Universitar
    • Kreu
    • Kampionate
      • Kampionate 2022
      • Kampionate 2023
      • Kampionate 2024
      • Kampionate 2025
    • Pjesemarrje
    • Lajmerime
    • Statuti
    • Rreth Nesh
      • Presidenti FSHSU
      • Zëvendës President në fushën e Biznesit
      • Anetare Komiteti
      • Sekretar i Përgjithshëm i FSHSU
    • Dokumenta
    Federata Shqiptare e Sportit Universitar
    Home»Coming Soon»Rikthehet Kampionati Universitar i Ping Pongut
    Coming Soon

    Rikthehet Kampionati Universitar i Ping Pongut

    IntershipBy IntershipMarch 23, 2025Updated:June 4, 2025No Comments1 Views
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU) është gati për një tjetër edicion spektakolar të Kampionatit Universitar të Ping Pongut, i cili po shndërrohet në një traditë të dashur për studentët sportdashës! Me mbështetjen e Ambasadës Kineze në Tiranë dhe Bankers Petroleum Albania, ky kampionat rikthehet më i fuqishëm se kurrë për edicionin e tij të dytë, që do të zhvillohet më 9-10 Prill 2025, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

    Takimi i 17 Mars 2025 mes përfaqësuesve të lartë të Ambasadës Kineze në Tiranë dhe Bankers Petroleum Albania u përqendruan në organizimin e këtij kampionati të suksesshëm dhe në zgjerimin e sporteve që FSHSU planifikon të ofrojë për studentët shqiptarë.

    Me synimin për t’u ofruar të rinjve më shumë mundësi sportive, në takim u theksua ideja e shtimit të sportit të badmintonit në programin e ngjarjeve të ardhshme.

    Gjithashtu, u diskutua për thellimin e shkëmbimeve kulturore mes Shqipërisë dhe Kinës, për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin e aftësive sportive të të rinjve shqiptarë në nivele më të larta.

    FSHSU shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Kineze dhe Bankers Petroleum Albania. Ky bashkëpunim është një model suksesi për promovimin e sportit universitar dhe për pasurimin e eksperiencës akademike dhe sportive të studentëve.

    Edicioni i 2-të i Kampionatit Universitar i Ping Pongut është një mundësi e jashtëzakonshme për studentët që duan të sfidojnë veten në ping pong dhe të tregojnë aftësitë e tyre në një atmosferë plot adrenalinë.

    Të gjithë studentët e moshës 18-29 vjeç, që ndjekin një program studimi pranë një institucioni të arsimit të lartë në Shqipëri mund të regjistrohen për të garuar, për të krijuar lidhje të reja, dhe për të përjetuar një eksperiencë sportive unike.

    Si të regjistrohesh?

    Për të siguruar vendin tënd në Kampionatin Universitar të Ping Pongut 2025, thjesht ndiq hapat e mëposhtëm:

    ✅ Kontakto Shoqatën Sportive Studentore në universitetin tënd.
    ✅ Ose, lidhu direkt me ne nëpërmjet:
    📞 Mobile: +355 69 653 1311
    📧 E-mail: [email protected]

    Mos e lër për nesër – regjistrohu sot dhe bëhu pjesë e kësaj ngjarje sportive që premton ndeshje të zjarrta dhe kujtime të paharrueshme!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Intership

    Related Posts

    Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Evropiane

    September 4, 2025

    Shkëmbimi rinor nga EUSA përgjatë Combat Sport 2025

    September 4, 2025

    Shqipëria në Lojërat Botërore Universitare Rhine-Ruhr 2025

    August 12, 2025

    Comments are closed.

    © 2026 FSHSU. Designed by AppAlbania.com.
    • Contact

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.